• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”

by Bota Bota
September 15, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 41 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit, të gjetura në një kontejner frigoriferik që transportonte mish pule nga Brazili drejt Shqipërisë.

Ngarkesa u zbulua gjatë kontrolleve në port, ndërsa droga ishte fshehur në pjesën e jashtme të kontejnerit. Sipas të dhënave të bëra publike, kontejneri kishte nisur udhëtimin nga Brazili dhe, përpara mbërritjes në Shqipëri, kishte kaluar tranzit edhe përmes Greqisë. Ngarkesa me mish pule ishte porositur nga kompania AMG Food, në pronësi të Mondi Goxhajt.

Por sipas raportimeve në media, sekuestrimi në Durrës është kryer në të njëjtën ditë me një operacion të zhvilluar në Belgjikë kundër një grupi shqiptar të dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine.

Prokuroria e Antwerp-it ka konfirmuar se hetimi ndërkombëtar, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e disa shteteve dhe Europolin, ka prodhuar rezultate edhe jashtë Belgjikës. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Antwerp-it, Kristof Aerts, një prej rezultateve të këtij bashkëpunimi ishte edhe sekuestrimi i 37 kilogramëve kokainë në Shqipëri, të fshehura në një kontejner frigoriferik.

Autoritetet belge kanë arrestuar tetë persona në kuadër të këtij hetimi. Mes tyre është edhe një shqiptar 48-vjeçar, i cili dyshohet se kishte rol ndërmjetësues mes grupeve kriminale në Shqipëri dhe rrjeteve të trafikut të kokainës në Amerikën Latine.

Sipas hetuesve belgë, 48-vjeçari dyshohet se siguronte kontakte për importimin e sasive të mëdha të kokainës përmes portit të Antwerp-it, ndërsa komunikimet e tij dyshohet se shtriheshin edhe te grupe të tjera kriminale në Evropë dhe deri në Australi.

Identiteti i 48-vjeçarit nuk është bërë publik, por në kuadër të hetimit janë evidentuar kontaktet e tij me Gerd Gjinararin, i njohur me nofkën “Gjenerali” dhe i arrestuar në Belgjikë në muajin qershor.

Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare se Gerd Gjinarari, i njohur si “Gjenerali”, ka lidhje me kokainën e sekuestruar në Portin e Durrësit. Lidhja mes dy ngjarjeve mbetet në kuadër të dyshimeve dhe verifikimeve që pritet të kryhen gjatë hetimit.

Po ashtu, deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë arrestim në Shqipëri në lidhje me 41 kilogramët e kokainës së sekuestruar në port.

Tags: AMG FOODgerd gjinarariKokainëPorti i Durrësit
Previous Post

“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”

Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”

September 15, 2026
“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

September 15, 2026
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

September 15, 2026
Analiza: Pse partitë e konsoliduara në Gjermani po humbasin votuesit migrantë?

Analiza: Pse partitë e konsoliduara në Gjermani po humbasin votuesit migrantë?

September 15, 2026
Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

Faza e dytë e regjistrimit/ “Çorbë” në U-Albania, ç’aktivizohet opsioni i “kuotave të lira”

September 15, 2026
Emmy Awards 2026/ Matthew Rhys fiton dy trofe dhe hyn në histori, lista e plotë e fituesve

Emmy Awards 2026/ Matthew Rhys fiton dy trofe dhe hyn në histori, lista e plotë e fituesve

September 15, 2026
245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

September 15, 2026
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026
Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

Marshim në Milano në mbështetje të protestave në Tiranë, pritet pjesëmarrje edhe e eurodeputetëve

September 15, 2026
Vuçiç largohet nga Presidenca, por rikthehet në garën për kryeministër

Vuçiç largohet nga Presidenca, por rikthehet në garën për kryeministër

September 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL