Komiteti për Evropën i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së po mban një seancë dëgjimore me temë “Politika e SHBA-së dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.
Në seancë Daniel J. Lawton, zv.ndihmës sekretar i Shtetit në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, foli për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me udhëheqjen e re dhe kemi nxitur udhëheqësit e Kosovës të zgjedhin. Angazhimi me Ballkanin perëndimor matet me rezultate të dukshme.
Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet. Kemi folur për ndikimin rus në Shqipëri, por pjesa më e madhe e investimeve kineze shkojnë në serbi.
Ne kemi një agjendë bashkëpunimi me Kosovën. Bashkëpunimi është penguar nga zgjedhjet atje. Kosova duhet ta zgjedhë sa më parë presidentin”, tha ai.













