AKTUALITET /

Parakalim i gabuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve

Tre të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

Parakalim i gabuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, 3 të

Një aksident i rëndë është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer.

Përplasja ka qenë e fortë, veçanërisht mes dy prej automjeteve të përfshira. Tre të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime nga përplasja.

Dyshimet e para lidhen me një parakalim të gabuar, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit në këtë aks të superstradës.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes./Versus.al

Poll