Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Ekonomi

6 milionë euro evazion fiskal dhe 3.5 milionë euro fatura fiktive, Tatimet dhe Guardia di Finanza zbulojnë skemën transnacionale të mashtrimit

Shkruar nga Newsbomb
6 milionë euro evazion fiskal dhe 3.5 milionë euro fatura fiktive,
Tatimet dhe Guardia di Finanza zbulojnë skemën transnacionale të mashtrimit

Një skemë mashtrimi transnacionale në sektorin e transportit rrugor është zbuluar nga bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me ato italiane, konkretisht, mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Guardia di Finanza.

Hetimi i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Chieti-t, me asistencën dhe shkëmbimin e informacionit me DPT-në shqiptare, evidentoi 95 punonjës të padeklaruar dhe rreth 6 milionë euro evazion fiskal.

Gjithashtu, bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër evazionit zbuloi edhe mbi 3.5 milionë euro fatura për operacione fiktive dhe mbi 1.2 milionë euro kontribute të papaguara.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vijojë të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit me administratat tatimore dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e skemave të evazionit fiskal dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese