E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ergys Kolaveri rrezikon dënimin, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rigjykim në Apel

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit, duke e rikthyer atë për rigjykim në Apel, me një tjetër trup gjykues.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Sandër Simoni, i cili ka vendosur prishjen e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim nga e para, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Ergys Kolaveri ishte dënuar në shkallën e parë me 20 vite burg, për atentatin e dështuar me snajper ndaj Gazmir Dacit, brenda burgut të Vaqarrit.

Më herët, Gjykata e Apelit e kishte shpallur Kolaverin të pafajshëm. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja do të rigjykohet nga e para në Apel, nga një tjetër trup gjykues.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.