Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, Karakaçi: Segmenti i parë do të jetë autostradë e kategorisë A

    U dënua me 20 vite burg për gjakmarrje, më pas u shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë e rikthen çështjen për rigjykim

    Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur në aksidentin me tre makina

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U dënua me 20 vite burg për gjakmarrje, më pas u shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë e rikthen çështjen për rigjykim
    Aktualitet

    U dënua me 20 vite burg për gjakmarrje, më pas u shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë e rikthen çështjen për rigjykim

    September 15, 2026

    Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e pafajësisë për Ergys Kolaverin dhe ka urdhëruar rigjykimin e çështjes së tij nga një tjetër trupë gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

    Vendimi është shpallur sot, ndërsa trupa gjyqësore ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në të njëjtën gjykatë, por nga një trupë tjetër.

    Kolaveri ishte dënuar më herët me 20 vite burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda, me një vendim të vitit 2016. Më pas, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ndryshoi vendimin dhe më 26 tetor 2022 e shpalli atë të pafajshëm. Tashmë, Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë vendimmarrje dhe ka rikthyer dosjen për rigjykim.

    Çështja lidhet me një atentat me armë zjarri të vitit 2016, i kryer me një armë tip snajper në burgun e Vaqarrit. Sipas hetimeve, objektiv i sulmit dyshohet se ishte i burgosuri Gazmir Daci, për motive që lidhen me gjakmarrjen.

    Megjithatë, gjatë atentatit u plagos një tjetër i burgosur, L. Dulaj, i cili sipas hetimeve rezultoi të ishte objektivi i gabuar i sulmit.

    Ergys Kolaveri ishte akuzuar nga ish-Prokuroria për Krimet e Rënda për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Sipas akuzës, atentati dyshohej se ishte kryer për motive gjakmarrjeje ndaj Gazmir Dacit, i cili ishte përfshirë më herët në vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të një tjetër vëllai të tij.

    Për këto ngjarje, Daci ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me 35 vite burgim.

    Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja ndaj Ergys Kolaverit do të shqyrtohet sërish nga një trupë tjetër gjyqësore në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila do të duhet të marrë një vendim të ri mbi përgjegjësinë e tij penale.

    Gjykata e Lartë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis ndërtimi i bajpasit të Elbasanit, Karakaçi: Segmenti i parë do të jetë autostradë e kategorisë A

    September 15, 2026

    U dënua me 20 vite burg për gjakmarrje, më pas u shpall i pafajshëm, Gjykata e Lartë e rikthen çështjen për rigjykim

    September 15, 2026

    Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur në aksidentin me tre makina

    September 15, 2026

    Mbretëresha Teuta “mbërrin” në Shëngjin, shtatorja 9 metra lartësi financohet nga diaspora shqiptare

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.