Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Lidhjet e Ramës me krimin, në Kongresin e SHBA-së

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, pritet ftesa nga Klopp

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, pritet ftesa nga Klopp

17:30, 15/09/2026

Brajan Gruda duket se e ka marrë përfundimisht vendimin për të ardhmen e tij në arenën ndërkombëtare. Talenti shqiptar i Leipzigut ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë, duke mbyllur kështu përfundimisht mundësinë për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare.

Gruda pritet të jetë një nga emrat e grumbulluar nga trajneri Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme të “Nations League”, nëse konfirmohet pjesë e planeve të teknikut gjerman.

Futbollisti 22-vjeçar ka një histori të gjatë me përfaqësueset e Gjermanisë, pasi ka luajtur në të gjitha nivelet e moshave, nga U-15 deri tek U-21. Kjo eksperiencë me ekipet kombëtare gjermane ka qenë një tregues i qartë i vlerësimit që i është bërë prej vitesh.

Në të njëjtën kohë, Gruda ka qenë në radarët e Kombëtares shqiptare. Ish-trajneri Sylvinho e kishte ftuar disa herë për të veshur fanellën kuqezi, por lojtari i kishte refuzuar këto ftesa.

Tashmë, vendimi duket se është marrë dhe Gruda do të vazhdojë të ardhmen e tij ndërkombëtare me Gjermaninë. Një ftesë nga Klopp për “Nations League” do të ishte hapi i radhës dhe një konfirmim i rëndësishëm për talentin që po kërkon të konsolidohet në nivelet më të larta të futbollit europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco