Ernest Muçi premton besnikëri, mesazhi i fortë për Trabzonsporin

Ernest Muçi duket më i lidhur se kurrë me Trabzonsporin.
Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit turk më 6 shtator 2025 në formën e huazimit nga Besiktasi, ndërsa gjatë merkatos së kësaj vere Trabzonspori vendosi të blejë përfundimisht kartonin e tij.
25-vjeçari ka dhënë një tjetër sinjal të qartë për të ardhmen e tij, duke shprehur publikisht dashurinë për klubin dhe gatishmërinë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.
“Një vit që iu bashkova këtij klubi të mrekullueshëm. Do të vazhdoj të flas në fushë me shumë punë të palodhur për të ndihmuar ekipin tim”, shkroi Muçi në rrjetet sociale.
Një mesazh që tregon qartë se sulmuesi shqiptar është i fokusuar te Trabzonspori dhe nuk duket se ka ndërmend të largohet. Deri tani, Muçi ka zhvilluar 41 ndeshje me fanellën e Trabzonsporit, duke kontribuar me 16 gola dhe 11 asistime.
Me paraqitjet dhe statistikat e tij, shqiptari synon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Trabzonsporit edhe në sezonin e ri.




