Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ditë historike për Kosovën! Gjykata e Hagës del nesër me vendim për ish-krerët e UÇK-së, zgjatet paraburgimi për Veselin dhe Krasniqin

Shkruar nga Newsbomb
Ditë historike për Kosovën! Gjykata e Hagës del nesër
Ish-krerët e UÇK-së

Një ditë para shpalljes së një vendimi përfundimtar që pritet të merret në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, reagime të shumta të familjarëve të tyre kanë “thyer” rrjetin ditën e sotme.

Gruaja e Rexhep Selimit dhe djali i Jakup Krasniqit kanë shkruar me bindje të plotë se shtyllat kryerose të familjes së tyre ditën e nesërme do të shënojnë fitore pasi do të fitojnë lirinë.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, shkruan në postimin e saj Shqipe Mehmeti-Selimi, përbri fotos së burrit të saj, ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit. 

Po ashtu dhe djali i ish-kryeparlamentarit, ka theksuar në reagimin  e tij të bërë ditën e sotme, se pavarësisht vendimit të marrë në lidhje me ish-krerët e UÇK-së, krijimi i kësaj të fundit dhe angazhimi i tyre në luftë u bë në mbrojtje të Kosovës dhe popullit të saj.

“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri.”, shkruan Altin Krasniqi në reagimin e tij.

Ndërkohë mediat vendase raportojnë një ditë para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues për Thaçin e të tjerët, gjyqtari Charles Smith ka vendosur që të shtojë dhe dy muaj paraburgim Veselit dhe Krasniqit, duke qenë se vendimi i fundit për këtë rast ishte marrë më 15 korrik dhe sot ishte afati i fundit që të merrej vendimi i radhës.

Ditën e nesërme, pritet që për ta të shpallet një vendim përfundimtar, thuajse gjashtë vite pas momentit kur ish-krerët e UÇK-së u arrestuan. Teksa minutat kalojnë dhe afrohet ora kur pritet të merret vendimi historik ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raportohet se flamujt e UÇK-së kanë zaptuar rrugët dhe hapësirat publike të vendit,

Po ashtu flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në xhamitë në mbarë Kosovës, vendim ky i cili thuhet se është marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës, që  ka urdhëruar që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të stolisen me flamurin e UÇK-së.

Komuna e Prishtinës ka dalë publikisht me kërkesë ndaj shkollave të kryeqytetit, nga të cialty kërkon që ora e parë e mësimit të së mërkurës t'i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe procesit në Hagë. Në shkresën e bërë nga Drejtoria e Arsimit, të gjitha nxënësit ftohen që të trajtojnë, rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën për lirinë dhe shtet-ndërtimin, duke kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e veçantë dhe procesit të nesërme gjyqësor.

Shkresa e Drejtorisë së Arsimit: 

Ditë historike për Kosovën! Gjykata e Hagës del nesër
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese