UEFA konfirmon dy stadiumet që do të presin finalet e Championsit

15 Shtator 2026 | 18:39

UEFA ka konfirmuar stadiumet që do të presin finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2028 dhe 2029.

Finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, në stadiumin e Bayern Munichut, ndërsa një vit më vonë trofeu më prestigjioz i futbollit evropian do të vendoset në Wembley të Londrës.

Sipas vendimit të UEFA-s, finalja e vitit 2028 do të zhvillohet më 27 maj, ndërsa ajo e vitit 2029 më 2 qershor.

Për vitin 2029, Wembley ishte në garë me Barcelonën dhe Camp Noun, por UEFA ka përzgjedhur kryeqytetin anglez për organizimin e finales. Në procedurën e aplikimit për dy finalet e Championsit kishin shprehur interes Gjermania, Anglia dhe Spanja.

Kështu, pas finales së vitit 2027 në Madrid, në stadiumin Metropolitano, dy edicionet pasuese të Championsit do të zhvillohen në dy prej stadiumeve më ikonike të Evropës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raheem Sterling pranon fajësinë për drejtim të rrezikshëm, ish-futbollisti ishte nën ndikimin e “gazit të qeshjes”

Ish-futbollisti i kombëtares angleze, Raheem Sterling, i tha policisë se kishte “një problem me benzinën”, në një moment me humor, pasi kishte drejtuar Lamborghini-n e...
17:40 | 15/09/2026

Elbasani “thyen” Egnatian, Gvozdenoviç dhe tre lojtarë në formacionin e javës

Elbasani mori fitoren e parë në kampionat, duke mundur 2-1 Egnatian, për llogari të javës së katërt të Superiores. Trajneri Gvozdenoviç përgëzoi ekipin për fitoren,...
16:33 | 14/09/2026

100 milionë euro klauzolë, Barcelona blindon talentin spanjoll

Barcelona ka nisur lëvizjet për rinovimin e kontratës së mbrojtësit spanjoll Gerard Martín, të cilin tashmë e sheh si pjesë të rëndësishme të projektit të...
15:47 | 14/09/2026