Pse vetëm Erion Veliaj?
Ka një pyetje që Edi Rama nuk mund t’i shmanget më. Pse v...
Ka një pyetje që Edi Rama nuk mund t’i shmanget më. Pse v...

Ka një pyetje që Edi Rama nuk mund t’i shmanget më.
Pse vetëm Erion Veliaj?
Ku ishte kjo mbrojtje e kryeministrit kur u arrestua Lefter Alla? Po kur u arrestua Jorgo Goro? Po Fatos Tushe? Po Shukri Xhelili? Po Vangjush Dako? Pse Tirana qenka “pa kokë” vetëm kur në qeli përfundon Erion Veliaj?
Sepse po të jetë puna te pesha e qytetit, argumenti nuk qëndron. Durrësi nuk është ndonjë fshat pa rëndësi në hartën e Shqipërisë. Durrësi ka qenë dhe mbetet një nga qytetet më të rëndësishme të vendit. Dhe Vangjush Dako, për mirë apo për keq, ka qenë për vite të tëra një nga njerëzit politikisht dhe personalisht më të afërt me Edi Ramën. Për të nuk pamë këtë pathos. Nuk pamë kryeministrin që të dilte të thoshte se Durrësi ishte “pa kokë”. Nuk pamë një fushatë publike për të na shpjeguar se qyteti nuk mund të funksiononte pa kryetarin e bashkisë.
Atëherë çfarë është ndryshe me Erion Veliajn? Mos vallë është vetëm Tirana? Vështirë të besohet.
Sepse Tirana ka pasur kryetarë bashkie para Erion Veliajt dhe do të ketë edhe pas tij. Ka pasur kryetarë që janë larguar nga detyra, kryetarë që janë mundur në zgjedhje, kryetarë që janë hetuar, madje edhe kryetarë që kanë përfunduar në burg. Qyteti ka vazhduar të jetojë. Kështu funksionon një shtet normal. Institucionet dhe banorët nuk janë trupi i një njeriu dhe kryetari i bashkisë nuk është koka e qytetit.
Prandaj këmbëngulja e Ramës për të na shitur idenë e “Tiranës pa kokë” sa herë flitet për Erion Veliajn bëhet gjithnjë e më e çuditshme. Sidomos kur sot, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, nuk kemi më një gjykatë që “e mban” Veliajn në qeli. Kemi një proces gjyqësor ku çështja e masës së sigurimit është shqyrtuar nga disa trupa gjykues dhe ku vendimi është marrë nga gjykatat, jo nga prokuroria. Por Edi Rama vazhdon të flasë sikur dikush i ka prerë kokën Tiranës. Për çfarë arsye?
Mund të jetë thjesht sepse Rama e konsideron Erion Veliajn të pazëvendësueshëm. Mund të jetë sepse Tirana ka një peshë politike të jashtëzakonshme. Mund të jetë sepse kështu i leverdis politikisht. Mund të jetë edhe sepse marrëdhënia e tij me Erion Veliajn është shumë më e veçantë nga ajo që ka pasur me kryetarët e tjerë të bashkive.
Por pikërisht këtu fillojnë pyetjet. Edi Rama nuk është i njohur pikërisht për sentimentalizmin e tij në politikë. Përkundrazi. Ka larguar, ka zëvendësuar dhe ka sakrifikuar njerëz të tij politikë sa herë ka menduar se kjo i shërben pushtetit. Nuk ka pasur ndonjëherë problem të madh të ndahet nga dikush kur ai person i bëhet barrë.
Prandaj është e pamundur të mos pyesësh pse, në rastin e Erion Veliajt, kemi një përjashtim kaq spektakolar. Mos vallë ka diçka që e bën Veliajn kaq të rëndësishëm për kryeministrin?
Mos vallë ka interesa politike që nuk shihen nga jashtë?
Mos vallë ka njerëz të tjerë që i kërkojnë Ramës ta mbajë këtë qëndrim?
Apo kemi të bëjmë thjesht me një sentiment të veçantë për “delfinin” politik të kryeministrit?
Nuk ka asgjë të keqe që Edi Rama të ketë bindjen e tij për pafajësinë e Erion Veliajt. Është i lirë të mendojë çfarë të dojë. Por kur kryeministri i vendit del vazhdimisht kundër vendimeve të gjykatave dhe e kthen një masë sigurimi personal në një dramë ekzistenciale për kryeqytetin, atëherë nuk është më thjesht një opinion politik. Është një sjellje që kërkon shpjegim.
Edi Rama një gjë e di shumë mirë. Erion Veliaj nuk është Jezu Krishti dhe qelia e tij nuk është Golgota e Tiranës. As koka e tij nuk është ndonjë relike e shenjtë që qyteti duhet ta presë me ankth të vendoset përsëri mbi supe.
Tirana nuk është pa kokë. Tirana ka 1 milion e ca arsye për të funksionuar edhe pa Erion Veliajn.
Por ajo që mbetet pa përgjigje është një pyetje shumë më e thjeshtë. Çfarë halli ka Edi Rama me kokën e Erion Veliajt?/CNA
Gazetari Osman Stafa në një dalje televizve ka treguar det...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin e propozuar ...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, ka folur në Komision...
Kërkesa për ekstradimin e Ervin Matës nga Brazili drejt Sh...
Gjyqtari Gerd Hoxha në Komisionin e Ligjeve ka folur për ç...
Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç, në një d...
Avokati i pandehur i kryebashkiakut të Tiranës ka reaguar ...
Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjat...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë një reagim në...
Komunitetet e energjisë së rinovueshme do të duhet të regj...
Në Komisionin e Ligjeve ka nisur seanca dëgjimore publike ...
Sot Gjykata e Lartë vendosi. Erion Veliaj do të qëndrojë n...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij te K...
Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikë...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë s...
Protestues të shumtë që ishin të pranishëm këtë të martë p...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi masën e ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, në një deklara...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Një bandë shqiptare droge është shkatërruar nga Policia Fe...
Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës pas finalizimit të...
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë kanabisi...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të martën se e mbështet “f...
Gjykata Supreme e SHBA-së ka hedhur poshtë planin e Presid...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovë...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...