• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

by Lajm Lajm
September 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një situatë skandaloze është fotografuar pasditen e kësaj të marte, (15 shtator 2026) në zonën e Unazës së Vogël në Tiranë.

Një kamion i kompanisë “ALESIO-2014”është fotografuar duke qarkulluar në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit, rreth orës 18:00, në një fashë orare kur lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë është e kufizuar.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews.al,kamioni Mercedes, me logon “ALESIO” të vendosur në pjesën e përparme të mjetit, është duke qarkulluar ndërsa pranë tij ndodhet një automjet i Policisë Rrugore.

Vlen të theksohet se këto pamje janë regjistruar në një orar kur qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është i ndaluar në këtë zonë. Sipas rregullave të Bashkisë së Tiranës, qarkullimi i mjeteve të rënda brenda Unazës së Vogël ndalohet nga ora 07:00 deri në 20:00, ndërsa veprimtaria e furnizimit lejohet në fashën 20:00–07:00.

Sipas denoncimit, të mbërritur në redaksi, në kryqëzime kishte edhe punonjës të tjerë të qarkullimit, por askush nuk tentoi ta ndalojë dhe të verifikojë nëse kamioni ishte pajisur me leje të posaçme për të qarkulluar në orarin e ndaluar.

Pamjet e regjistruara në terren tregojnë se betonieret dhe kamionët e tonazhit të rëndë duket se kanë nisur të lëvizin gjithnjë e më të pashqetësuar në rrugët e Tiranës, madje edhe në praninë e efektivëve të Policisë Rrugore.

Ndërkohë vlen të theksohet, se kompania “ALESIO-2014”, emri i së cilës identifikohet në kamionin e fotografuar, është përmendur më herët në një prej procedimeve pasurore të SPAK.

Në korrik 2022, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e kompanisë në kuadër të hetimit pasuror ndaj Anton Gjinajt, i cili rezultonte ortak i vetëm i saj, me 100% të kapitalit.

Sipas SPAK, pasuria e sekuestruar përfshinte disa shoqëri tregtare, mes tyre “ALESIO-2014”, ndërsa në vitin 2023 Prokuroria e Posaçme kërkoi edhe konfiskimin e këtyre pasurive.

Por pavarësisht këtyre të dhënave, dhe kufizimeve të përcaktuara për qarkullim, betonieret vijojnë të lëvizin lirshëm në rrugën e kryeqytetit duke ngritur pikëpyetjen se kush i mbron këto mjete të tonazhit të rëndë që shoqërohen madje edhe nga makina të Policisë Rrugore?

Tags: Alesio-2024betonierePolicia rrugoretiranw
Previous Post

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

September 15, 2026
Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

September 15, 2026
Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, disa të plagosur pas aksidentimit të dy makinave

Parakalim i gabuar në superstradën Lezhë-Shkodër, disa të plagosur pas aksidentimit të dy makinave

September 15, 2026
Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”

Kush fshihet pas kokainës në Portin e Durrësit, gjurmët që të çojnë te “Gjenerali”

September 15, 2026
Ronaldo gati për hapin e madh, mund të bëhet pronar i …

Ronaldo gati për hapin e madh, mund të bëhet pronar i …

September 15, 2026
“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

“Diplomacia e dollarit” vjen në Shqipëri/ Si u hapën dyert për Kushnerin

September 15, 2026
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

September 15, 2026
SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin, zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin, zyrtari i lartë i DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin provokimet

September 15, 2026
Ulen taksat mbi karburantet/ Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët

Ulen taksat mbi karburantet/ Maqedonia e Veriut, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët

September 15, 2026
Debate te Ligjet/ Manja: Do diskutoni për projektligjin e pagave, jo vendimin e Kushtetueses; Kreu i unionit të gjyqtarëve: Atë e dimë ne..

Debate te Ligjet/ Manja: Do diskutoni për projektligjin e pagave, jo vendimin e Kushtetueses; Kreu i unionit të gjyqtarëve: Atë e dimë ne..

September 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL