Raheem Sterling rrezikon deri në dy vjet burg pasi pranoi fajësinë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim të protoksidit të azotit dhe refuzim për t’iu nënshtruar testeve të kërkuara nga policia pas një aksidenti rrugor.
Ish-sulmuesi i Manchester City-t, Chelsea-t dhe Kombëtares së Anglisë u përball sot me gjykatën e Basingstoke, ku pranoi të gjitha akuzat në lidhje me incidentin e 28 majit.
31-vjeçari humbi kontrollin e Lamborghini-t të tij pranë kryqëzimit të Minley, në Hampshire, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës. Në aksident nuk u përfshinë automjete të tjera dhe nuk pati persona të lënduar.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në automjet gjashtë fishekë protoksidi azoti, i njohur edhe si “gaz për të qeshur”. Sterling kishte refuzuar gjithashtu t’u nënshtrohej testeve të kërkuara nga autoritetet pas aksidentit.
Pranimi i fajësisë i ka dhënë fund një procesi të gjatë gjyqësor, por pasojat për futbollistin mund të jenë të rënda. Sipas legjislacionit britanik, drejtimi i rrezikshëm i automjetit dënohet me deri në dy vite burg, ndërsa mund të ketë edhe masa të tjera, përfshirë pezullimin e patentës.
Çështja vjen në një moment delikat për karrierën e Sterling. Pas eksperiencave me Liverpoolin, Manchester City-n, Chelsea-n, Arsenalin dhe Feyenoordin, sulmuesi është pa klub që nga vera e kaluar dhe po kërkon një mundësi të re për të rilançuar karrierën.
Tashmë, krahas aspektit sportiv, edhe zhvillimet e kësaj çështjeje gjyqësore mund të ndikojnë në të ardhmen e tij.
© SYRI.net
Lazio tërhiqet nga gara për Icardin, Gattuso i jep përparësi Pinamontit
Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, pritet ftesa nga Klopp
Flick: Do të jem i lumtur kur të përfundojë çështja e Topit të ArtëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: