
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi u është përgjigjur sot në Kuvend deputetëve në lidhje me shantazhin që mund të ketë patur gjatë hetimit të çështjeve të nxehta.
Por përgjigjia që ka dhënë gjyqtari ka qenë e papritur, pasi ai u shpreh se nuk ka rrjete sociale dhe nuk ka sesi ti lexojë komentet kërcënuese apo të presë shantazhe.
“Ne jemi gjyqtarë dhe nuk mund të akuzojmë dhe ne duam një bazë faktike për të dënuar dikë. Unë personalisht nuk jam ndjerë as I shantazhuar dhe kërcënuar nuk kam rrjete sociale", tha gjyqtari Engert Pëllumbi.
Kjo ka shkaktuar reagimin e kryetarit të komisionit kuvendor të Ligjeve, Ulsi Manja i cili ka kërkuar me humor formulën.
“Paske rënë rehat, por më thuaj dhe mua formulën si ja ke bërë”, tha deputeti socialist./Versus.al

