E martë, 15 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Djali i Jakup Krasniqit: Asnjë gjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për UÇK-në!

Ilustrim · Vizion Plus

Një ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, një mesazh publik ka ardhur edhe nga Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Altin Krasniqi shprehet se asnjë proces gjyqësor apo vendim nuk mund të ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri”, shkruan ai.

/vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.