Protesta e 108-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta e 108-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jepe dorëheqjen!

19:15, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Ka nisur marshimi i qytetarëve në ditën e 108-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Grumbullimi i protestuesve është bërë në sheshin “Skënderbej”, nga ku qytetarët janë nisur në marshim, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kanë deklaruar se nuk tërhiqen dhe se do të vijojnë aksionin e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshim politik.

Protesta e 108-të vjen në kuadër të një qëndrese që vijon prej më shumë se tre muajsh, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco