Live Updates /

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"! Gjyqtarët dhe prokurorët në Kuvend: Nëse e kaloni, po bëni atentat kushtetues!

*Komisioni kuvendor i Ligjeve dëgjoi sot në një seancë dëgjimore drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë *Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë dhe institucione të tjera kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës, duke e cilësuar pr.ligjin një tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha dhe gjyqtari i Apelit të GJKKO-së Engert Pëllumbi argumentuan pse formula e paraqitur nuk respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. *Ata theksuan se nuk bëhet fjalë vetëm për pagat e tyre por për një problem më të madh sic është ndërhyrja e pushteteve *Në fund, me votat e mazhorancës pr.ligji u miratua me 8 vota pro, ndërsa në datën 17 shtator, ky pr.ligj do të shqyrtohet në Kuvend

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Komisioni kuvendor i Ligjeve dëgjoi sot në një seancë dëgjimore drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë *Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë dhe institucione të tjera kanë kundërshtuar propozimin e mazhorancës, duke e cilësuar pr.ligjin një tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha dhe gjyqtari i Apelit të GJKKO-së Engert Pëllumbi argumentuan pse formula e paraqitur nuk respekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. *Ata theksuan se nuk bëhet fjalë vetëm për pagat e tyre por për një problem më të madh sic është ndërhyrja e pushteteve *Në fund, me votat e mazhorancës pr.ligji u miratua me 8 vota pro, ndërsa në datën 17 shtator, ky pr.ligj do të shqyrtohet në Kuvend

5 Postime
28 MINUTA ME PARE

“Unë s’kam frikë nga njeri! Ti më njeh mua”, gjyqtari Gerd Hoxha i kthehet Manjës: Pagat do t’i jepni, nëse nuk doni të bëni atentat kushtetues…

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"!

Një moment tjetër tensioni u pa sot gjatë seancës dëgjimore të gjyqtarëve në komisionin kuvendor të Ligjeve, mes gjyqtarit Gerd Hoxha dhe drejtuesit të Komisionit,, Ulsi Manja në lidhje me pr.ligjin për pagat e magjistratëve.

Duke folur për qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka kërkuar të respektohet vendimarrja e saj, Hoxha tha se atë e shqetëson ndërhyrja e pushteteve.

“Nëse doni të bëni attentat kushtetues, ju e dini. Por pagat do të jepen. Kjo është pak por e sigurt”, tha Hoxha.

Pjesë nga debati

Gerd Hoxha: Tani e keni bërë gabimin por duhet të gjeni përgjegjësin. E keni bërë a paaftësi  a nga negzlixhenca apo keqdashja por duhet ti thoni shqiptarëve na falni se gabuam po flinim gjumë

Sa i përket a mundet gjykata të bëjë një ligj, administrativja ka kërkuar të zbatohet vendimi i KLGJ që materializoi vendimin e e GJK.

Ulsi Manja: Po pse nuk e zbatoi për vete GJK?

Gerd Hoxha: Nuk kam frikë ta them pse, se ti më njeh shumë mirë. S’kam frikë nga askush kam frikë vetëm atë lart. S’po tregoj forcë, por jam shumë i shqetësuar se nuk bëhet fjalë për pagën time por për të ardhmen e këtij vendi, ndërhyrjen e pushteteve. Nuk bëhet fjalë. Ne jemi gati të punojmë dhe 6 muaj pa lekë, por pagat do t’i jepni se e thotë Kushtetuta. Kjo është pak, por e sigurt.

 

 

50 MINUTA ME PARE

“Nuk jam ndjerë i shantazhuar, s’kam rrjete sociale”, gjyqtari Engert Pëllumbi i përgjigjet deputëtëve. Manja: Paske rënë rehat!

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"!

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi u është përgjigjur sot në Kuvend deputetëve në lidhje me shantazhin që mund të ketë patur gjatë hetimit të çështjeve të nxehta.

Por përgjigjia që ka dhënë gjyqtari ka qenë e papritur, pasi ai u shpreh se nuk ka rrjete sociale dhe nuk ka sesi ti lexojë komentet kërcënuese apo të presë shantazhe.

“Ne jemi gjyqtarë dhe nuk mund të akuzojmë dhe ne duam një bazë faktike për të dënuar dikë. Unë personalisht nuk jam ndjerë as I shantazhuar dhe kërcënuar nuk kam rrjete sociale", tha gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kjo ka shkaktuar reagimin e kryetarit të komisionit kuvendor të Ligjeve, Ulsi Manja i cili ka kërkuar me humor formulën.

“Paske rënë rehat, por më thuaj dhe mua formulën si ja ke bërë”, tha deputeti socialist./Versus.al

1 ORE ME PARE

"Se çfarë do flasim e dimë ne"! Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjën, deputeti i fik mikrofonin

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"!

Gjatë diskutimit në Komisionin kuvendor të Ligjeve, për pr/ligjin e pagave të gjyqtarëve, pati dhe momente tensioni mes kryetarit të komisionit deputetit socialist Ulsi Manja dhe kryetarit  të Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha.

Hoxha kërkoi që Unioni të shprehej edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Manja theksoi se e nevojshme do të ishte të diskutohej për projektligjin që po shqyrtohej nga komisioni.

Hoxha këmbënguli se duhej t’i jepej mundësia të shprehte qëndrimin e Unionit pa u orientuar se çfarë duhej të diskutonte.

 Në një moment, pas replikave mes tyre, Manja urdhëroi fikjen e mikrofonit të Hoxhës.

Kryetari i Gjykatës së Tiranës deklaroi se gjyqtarët janë të gatshëm të negociojnë mënyrën e pagesës së detyrimeve të prapambetura, edhe pse, sipas tij, ato u takojnë menjëherë në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Neve na dhimbset buxheti i shtetit. Jemi gati të negociojmë pagesën e prapambetur. Të mos e marrim menjëherë, edhe pse na takon menjëherë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ta zgjasim edhe në 2 apo 3 vite pagesën”, deklaroi ai.

Hoxha tha gjithashtu se mund të negociohet edhe për paditë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat, sipas tij, krijojnë një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.

Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e kostos së pagave të prapambetura lidhet me institucione të tjera që kanë paga të indeksuara me atë të gjyqtarëve. 

“Ne jemi gati në negociojmë dhe paditë individuale të gjyqtarëve dhe prokurorëve nëpër gjykata, që dhe ato kanë një kosto gati që e rëndojnë 17% buxhetin e shtetit. Kosto e pagave të prapambetura nuk është kostoja jonë të nderuar. Ne kemi 50% të kësaj shume, janë kostot e institucioneve të tjera që referohen te paga e gjyqtarit. Këto e kanë ngritur 50%”,- tha Hoxha.

1 ORE ME PARE

"Ligjet" miratojnë pr/ligjin e PS për pagat e magjistratëve, gjykatësit e prokurorët paralajmërojnë dërgimin në Kushtetuese

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"!

Komisioni i Ligjeve miratoi nen për nen ndryshimet ligjore për rritjen e pagave të magjistratëve. Miratimi i draftit i hap rrugë shqyrtimit dhe votimit të tij të enjten në seancë plenare.

Me kërkesë të Partisë Demokratike dhe me dakordësinë e mazhorancës, në komision u thirrën për t’u dëgjuar përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, të cilët kundërshtuan formulën e propozuar nga qeveria.

Në emër të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetarja Mirela Bogdani u shpreh kundër formulës së mazhorancës. Në të njëjtën linjë ishte edhe zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Më i ashpër në qëndrimin e tij përpara deputetëve ishte kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha. Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të negociohet.

Kundër draftit u rreshtua edhe opozita, e cila kërkoi rrëzimin e ndryshimeve dhe kritikoi qeverinë për mënyrën e përcaktimit të pagave në sistemin e drejtësisë.

Nga ana e tyre, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë kundërshtuar formulën e propozuar nga mazhoranca socialiste për ndryshimin e pagave të magjistratëve, duke argumentuar se rritja e parashikuar nuk përmbush standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Ata u shprehën se, nëse projektligji miratohet në formën e propozuar, ai do të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Përplasja për pagat në sistemin e drejtësisë nisi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në përputhje me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, duke i shtuar edhe 14 mijë lekë për kualifikimin./Versus.al

4 ORE ME PARE

Gjykata e Lartë dhe KLP kundër pr/ligjit për pagat e propozuara në Kuvend: Nuk reflekton standardin e Kushtetueses

"Pr/ligji për pagat i PS, tallje me vendimin e Kushtetueses"!

Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kundërshtuar formulën e propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e pagave të magjistratëve, duke argumentuar se rritja e parashikuar nuk përmbush standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po zhvillohen dëgjesat për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ku në fokus është edhe mënyra e re e përllogaritjes së pagave të magjistratëve.

Zv.kryetari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrues për Kuvendin dhe se ligjvënësi nuk ka hapësirë për të shmangur standardin e përcaktuar prej saj.

Sipas Pandës, problemi qëndron te formula që parashikon rritjen e pagës referuese nga 0.36 në 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës.

“Çështja nuk është nëse Kuvendi duhet të ndërhyjë, por nëse zgjidhja e propozuar realizon standardet detyruese që lindin nga vendimi i Kushtetueses, i cili nuk përbën orientim, por detyrim për ligjvënësin”, deklaroi Panda.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar një referencë dinamike, e cila lidhet me një pagë që pëson rritje periodike dhe që garanton ruajtjen reale të nivelit të mbrojtjes financiare të magjistratëve.

Për këtë arsye, Gjykata e Lartë propozon që koeficienti 0.38 të mos përcaktohet në mënyrë fikse në ligj, por të krijohet një mekanizëm që garanton zbatimin e standardit kushtetues edhe në të ardhmen.

Gjykata e Lartë kërkoi gjithashtu që të bëhet një ndarje e qartë mes rregullimit të pagave për të ardhmen dhe pagesave të prapambetura, duke kërkuar që ndryshimet të mos prodhojnë automatikisht efekte mbi funksionarë të tjerë publikë.

“Kuvendi ka hapësirë për të zgjedhur formulën, por jo për të mos zbatuar standardin kushtetues. Ligji i ri duhet ta zgjidhë çështjen për të ardhmen, por pa fshirë pasojën e vendimit të Kushtetueses”, u shpreh Panda.

Kundër formulës së mazhorancës doli edhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Ajo e cilësoi rritjen e parashikuar si minimale në raport me përllogaritjet e bëra nga vetë KLP-ja.

“Në referim të atij informacioni që kemi marrë për një rritje 0.02%, pra një rritje që është minimale krahasuar me atë që ka përllogaritur vetë Këshilli, do të thoja se ka një diferencë shumë të madhe”, tha Bogdani.

Sipas saj, drafti i propozuar nga mazhoranca parashikon një rritje prej rreth 8,500 lekësh të pagës referuese, ndërsa përllogaritjet e KLP-së e vendosin diferencën në rreth 80 mijë lekë./Versus.al

Poll