Daniel Maldinit i pezullohet patenta pas aksidentit, futbollisti publikon rezultatet e analizave

15 Shtator 2026 | 19:32

Djalit të Paolo Maldinit, Daniel Maldini, i është pezulluar patenta pasi rezultoi me nivel alkooli në gjak gati dyfishin e kufirit ligjor në Itali. Klubi i Cagliarit ka mohuar akuzat për përdorim droge, ndërsa konfirmimi përfundimtar do të jepet nga testi toksikologjik i kryer në një spital në Milano.

Edhe vetë futbollisti ka reaguar pas akuzave që pasuan aksidentin e tij automobilistik në zonën e Milanos, duke publikuar në rrjetet sociale rezultatet e analizave toksikologjike.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së dielës, më 13 shtator, kur automjeti Porsche Carrera, me të cilin udhëtonte sulmuesi i Cagliarit, u përplas me një tjetër makinë. Në të dyja automjetet ndodheshin gjithsej gjashtë persona, të cilët pësuan dëmtime, por fatmirësisht asnjëri nuk ishte në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë Lokale, Maldini dyshohet se nuk respektoi përparësinë dhe përplasi automjetin tjetër. Menjëherë pas aksidentit, futbollisti iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv. Për pasojë, atij iu pezullua patenta dhe u referua për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Situata u bë edhe më e debatueshme pas raportimeve për një rezultat pozitiv në testin paraprak të pështymës për substanca narkotike, të kryer në vendngjarje.

Megjithatë, Maldini ka publikuar në Instagram rezultatet e analizave të mëvonshme, të cilat rezultojnë negative për të gjitha substancat e testuara.

Edhe Cagliari ka reaguar zyrtarisht, duke mohuar akuzat lidhur me përdorimin e substancave narkotike. Pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale kanë vijuar kritikat ndaj 24-vjeçarit për sjelljen e tij pas ndeshjes Atalanta-Cagliari.

Maldini, ndërkohë, ka zgjedhur të mbrohet duke bërë publike rezultatet e analizave, në përpjekje për të sqaruar situatën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Ja sa miliona jetë mund të shpëtojë një taksë 3% mbi pasurinë e miliarderëve

Një taksë prej 3% mbi pasurinë e miliarderëve mund të shpëtojë deri në 29.5 milionë jetë deri në vitin 2030. Ky është përfundimi i një...
19:22 | 15/09/2026

5 interpelanca urgjente në Kuvend, zbardhet rendi i ditës për seancën e së enjtes

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë të enjten, në orën 10:00, seancën plenare të radhës. Në mbështetje të urdhrit nr. 54, datë 15 shtator 2026,...
19:00 | 15/09/2026

Nga 1 janari 2027, dyfishohet bonusi mujor për pensionistët

Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, krahas indeksimit të pensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë...
18:42 | 15/09/2026