Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 108-të të revoltës kundër klasës politike, ndërsa qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa ndër sloganet e tyre është edhe “Arrestoni Ramën”.
Pas marshimit drejt Kryeministrisë, organizatorët dhe qytetarët e pranishëm pritet të mbajnë fjalime, ku do të përsëriten kërkesat e protestës.
Kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Ramadhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Protesta ka vijuar për 108 ditë radhazi, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, disa prej të cilave e kanë cilësuar këtë lëvizje si një prej qëndresave më të gjata të zhvilluara në Shqipëri.












