
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i bashkisë së Tiranës prishi sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën e Liqenit Artificial, duke ekzekutuar vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tetë vite.
Sipas IMT-së, objekti ishte konstatuar në vitin 2018 pa dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor dhe ishte skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. IMT nxori vendimin për prishjen e tij më 22 janar 2018, i cili u kundërshtua në gjykatë, kërkesëpadi e cila u rrëzua nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë.
Më 24 qershor 2026, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit të sipërcituar.
Ndërhyrja e sotme liron një pjesë të Parkut të Liqenit të Tiranës nga një ndërtim pa leje.
IMT të vijojë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e territorit dhe të hapësirave të gjelbra të qytetit./Versus.al

