Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 108 e protestës, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

‘Ron Yeffet, ministër pa portofol’, Bushkolaj: Përgjimet - Qeveria përdor 'punët e pista' për të rrëmbyer bizneset

18:49, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një skandal i ri i përmasave të mëdha ka dalë në dritë pas publikimit të disa audiopërgjimeve komprometuese, të cilat zbulojnë një skemë të mirëfilltë të kapjes së shtetit dhe rrëmbimit të bizneseve miliona euroshe në Shqipëri. Bëhet fjalë për takime jashtë çdo procedure shtetërore mes zyrtarëve të lartë, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, dhe personazheve si Ron Yefet, i cili lejohet të vendosë në diskrecionin e tij fatin e investimeve të huaja për të garantuar biznesmenë ukrainas.

Sipas analizës së gazetarit Elkier Bushkolaj që ishte i ftuar në “Task Force” në Syri tv, thelbi i skandalit qëndron në faktin se vetë institucionet shtetërore vihen në shërbim të spekulantëve për të goditur investitorët e ligjshëm. Fraza më tronditëse që dëgjohet në përgjime është pohimi se “qeveria na ka kontraktuar për punët e pista”. Një nga rastet konkrete të diskutuara është tentativa për të rrëmbyer "Delvina Gas", një biznes me vlerë miliona euro me investitorë amerikanë. Për të realizuar këtë, biznesmenët kanë pësuar goditje të njëpasnjëshme dhe të qëllimshme nga institucionet shtetërore në kompani të tjera të tyre, si një formë presioni.

Kjo situatë ka alarmuar ndërkombëtarët. Përfaqësues të lartë diplomatikë, përfshirë të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane dhe ambasadorin holandez, raportohet se janë shfaqur urgjentisht në ambientet e rafinerisë për të ndaluar rrëmbimin e këtij biznesi. Reagime dhe shqetësime të forta kanë ardhur gjithashtu nga partnerët gjermanë, të cilët kanë kuptuar mënyrën se si operojnë këto grupe dhe manipulimin e mundshëm të vetë ambasadës amerikane.

Në qendër të kësaj skeme është Roni Yeffet, një individ që propaganda i ka shitur publikut shqiptar si përfaqësues të interesave të rëndësishme amerikane dhe izraelite. Megjithatë, përgjimet e tregojnë atë si një "ministër pa portofol" që ka akses të pakufizuar në një dikaster ku qarkullojnë miliona euro, duke ngritur rrezikun që i njëjti manual zhvatjeje të përdoret nesër për asete të tjera strategjike, si Aeroporti i Vlorës.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, janë nën akuzë për pasivitet të thellë. Edhe pse këto ngjarje kanë ndodhur muajt dhe vitet e fundit, dhe audiopërgjimet qarkullojnë prej kohësh (duke rënë deri në duart e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj), nuk ka asnjë veprim konkret.

Sonila Meço: Unë në fakt e kam dëgjuar me shumë vëmendje dhe sqarimin që ka bërë kolegu ynë Romir Saraçi të plotë, pra bëhet fjalë për një takim tashmë midis Ron Yeffet, Belinda Ballukut për të siguruar një akses i cili tejkalon çfarëdo lloj procedure shtetërore dhe kalon në paradhomat e Belinda Ballukut dhe në diskrecionin e Ron Yeffet për të garantuar në këtë rast dy biznesmenët rusë, ukrainas, a s'e di çfarë janë.

Elkier Bushkolaj: Ukrainas, ukrainas. Është vijimi i përgjimeve të para. Janë dy elementë që ne duhet t'i kryqëzojmë me këtë. Është elementi i parë që thotë 'ne qeveria na ka kontraktuar për punët e pista' dhe është elementi i dytë për manipulimin e ambasadës amerikane. Rasti konkret është në këtë histori. Do tentohej që të merret një biznes që ka një linjë amerikane investitorësh, një biznes miliona eurosh, bëhet fjalë për Delvina Gas, por përtej kësaj është manuali dhe mënyra se si operohet. Se si Ron Yeffet me të njëjtën mënyrë për shembull që po merr Delvina Gas-in, do tentojë që nesër të marrë aeroportin e Vlorës, nesër mund të tentojë të marrë një aeroport të Tiranës. Tregon se si shteti është në duar të disa spekulantëve të cilët kanë akses të pakufizuar pra. Nëse në Ukrainë flasim për kontrata dhe flasim për tendera në një vend që është në luftë, ne këtu shohim Ron Yefetin i cili është ministër pa portofol. Por është ministër pa portofol në një ministri që qarkullojnë miliona euro brenda fundditës. Nëse flasim për energjitikën, ne po flasim për një sektor kyç. Dhe këtu na vijnë ndërmend mesazhet e ambasadës amerikane. E para për bizneset amerikane që po dëmtohen në Shqipëri, edhe e dyta për sigurinë që kanë këto, dhe nuk është vetëm ambasada amerikane, por në këtë rast kanë qenë të shqetësuar dhe partnerët, veçanërisht edhe gjermanët. Me sa duket informacioni që ata kanë pasur është pikërisht ky që ne tani po shohim. Pra i gjithë ky alarm, alarmi që ata kanë ngritur.

Sonila Meço: Në fakt ata ndoqën, folën për prezencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën Amerikane dhe mos gaboj ambasadorin holandez, të cilët janë shfaqur menjëherë në ambientet e rafinerisë për të ndaluar, le të themi, rrëmbimin e këtij biznesi.

Elkier Bushkolaj: Arsyeja është se e kanë kuptuar rrezikun e asaj se çfarë po ndodh. Dhe e kanë kuptuar peshën e personazheve dhe e kanë kuptuar mënyrën se si operojnë këto grupe. Tani këtu jemi përballë faktit që ka pasur një tentativë, dhe për këtë tentativë e kanë ndihmuar të gjitha institucionet, se një prej biznesmenëve që ishte pjesë apo investitor aty, ka pasur disa goditje nga institucionet shtetërore. Kanë qenë goditje që dukeshin të rastësishme. Fillimisht te kompania e ushqimit, më pas te një kompani tjetër, ndërkohë që këtu bëhet më e qartë panorama. Por i gjithë thelbi është këtu: shteti është vënë në shërbim të manualit “Kayo”, dhe shteti ndihmon një sipërmarrës, të thuash, për të marrë biznese që vlejnë miliona euro me ndihmën e institucioneve shtetërore, pra kur vetë aty paraqitet zëvendëskryeministrja. Tani tregon se në çfarë shkalle kemi shkuar dhe mbi të gjitha tregon dhe pasivitetin e SPAK. Se këto ngjarje kanë ndodhur vitet e fundit në Shqipëri.

Sonila Meço: Patjetër, ngjarjet janë të janarit, po.

Elkier Bushkolaj: Ndërkohë që ky audiopërgjim ka shkuar tek zoti Ahmetaj. Ju mendoni që SPAK nuk është informuar për këtë nga partnerët, apo nga grupe të caktuara interesi që kanë pasur interes te kjo dalje? Ne kemi në kushtet kur ka shkuar informacioni dhe nuk është vepruar. Dhe tani do shohim se çfarë po ndodh, se edhe pse kanë kaluar gati një javë nga intervista e parë e zotit Ahmetaj, kemi vetëm marrjen në dorëzim të audiopërgjimeve, por nuk e kemi parë Ermal Nufin që të vrapojë si rrufe për të shkuar dhe në SPAK për të dhënë sqarime për pozicionin e tij në këtë histori. Prandaj mbetet për t'u parë, por audiopërgjimi është mënyra se si sot funksionon shteti shqiptar. Dhe unë ta garantoj që nëse nuk ka veprime, me të njëjtin manual nesër mund të përballet po themi aeroporti i Vlorës, apo një biznesmen tjetër, dhe pastaj si në rastin Becchetti Shqipëria vijon të paguajë ato faturat e Strasburgut...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco