Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Deputetët mblidhen sërish të enjten, demokratët e socialistët “përballen” me njëri-tjetrin, qytetarët do i presin me vezë në duar (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Deputetët mblidhen sërish të enjten, demokratët e
Ilustrim: Salla e Kuvendit dhe protestuesit para institucionit

Si zakonisht, të enjten e kësaj jave pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare, ndërsa janë zbuluar dhe punimet që do të zhvillohet.

Referuar rendit të ditës mësohet se seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 8 shtator, ndërsa pritet të zhvillohet dhe parashikuar pesë interpelanca urgjente të kërkuara nga demokratët.

Interpelanca e parë pritet të zhvillohet me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e dyta me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe interpelancat e tjera do të mbahen me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.

Gjithashu mësohet se deputeti Blendi Himçi ka kërkuar “të përballet” me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Ky i fundit të premten që lamë pas, pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë bëri me dije se në këtë seancë do të marrin përgjigje pyetje të shumta në lidhje me përmbushjen e detyrave të ministrisë që ai drejton. Megjithatë, pritet për t’u parë nëse do të jetë i pranishëm apo jo të enjten në Kuvend.

Po ashtu, në vijim të seancës që do të zhvillohet të enjten, deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, mes tyre projektligjin për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, të bërë në Hagë më 16 dhjetor 2025.Në rend dite përfshihet dhe projektligji për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës.

Ndërkohë, qytetarët janë bërë sërish bashkë në ditën e 108-të para Kryeministrisë, ku kërkojnë me këmbëngulje ndryshim të klasës politike. Ndërsa kanë njoftuar se në orën 10 të mëngjesit të së enjtes, ata do të jenë sërish bashkë para Parlamentit duke pritur me vezë në duar deputetët.

“Ditën e enjte parlamenti i krimit rimblidhet me urgjencë për të kaluar 5 ligje që kanë për grabitjen e shqiptarëve. Ndaj atje janë kriminelët, tradhtarët. Ditën e enjte ora 10: të gjithë te Parlamenti i krimit”, njoftoi aktivisti Arben Kola në protestën e sotme.

Rendi i ditës:

Deputetët mblidhen sërish të enjten, demokratët e
 
Deputetët mblidhen sërish të enjten, demokratët e
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese