web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i Serisë A rrezikon shkarkimin, dalin kandidatët

15 Shtator 2026, 20:04, Sport CNA

Trajneri i Serisë A rrezikon shkarkimin, dalin kandidatët

E ardhmja e Domenico Tedesco te Bologna është në dyshim pas vetëm 4 ndeshjeve dhe një pike të grumbulluar. Bologna ka humbur ndaj Lazios, Atalantës dhe Napolit, ndërsa ka barazuar me Sassuolon.

Drejtuesit e klubit janë takuar me trajnerin dhe kanë shprehur shqetësimin jo vetëm për rezultatet, por edhe për mungesën e përmirësimit në lojën e skuadrës.

Tedesco i ka pranuar vërejtjet dhe ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë nisje, por nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Trajneri synon të ndryshojë situatën duke nisur nga ndeshja e së shtunës ndaj Torinos.

Megjithatë, Bologna po shqyrton edhe mundësinë e shkarkimit të Tedesco para ndeshjes së fundjavës dhe pa pritur pushimin e gjatë të kombëtareve. Në rast të një ndryshimi në stol, kandidatët kryesorë janë Raffaele Palladino, Stefano Pioli dhe Roberto D’Aversa.

Pioli ka drejtuar më parë Bolognan nga viti 2011 deri në 2014, ndërsa D’Aversa sezonin e kaluar mori drejtimin e Torinos në shkurt dhe e udhëhoqi drejt një shpëtimi pa probleme.





Lajmet e fundit nga