POLITIKË /

Të premten Asambleja e OKB-së/ Rama udhëton drejt SHBA-së, do të pritet nga Trump

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të jetë pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen në Nju Jork, ku do të mblidhen liderë nga e gjithë bota.

Shkruar nga Versus

Të premten Asambleja e OKB-së/ Rama udhëton drejt SHBA-së,

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 20 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump. Vizita do të zhvillohet në kuadër të pjesëmarrjes së Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të jetë pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen në Nju Jork, ku do të mblidhen liderë nga e gjithë bota.

Në kuadër të vizitës, Rama pritet të takohet me presidentin Trump dhe të marrë pjesë në ceremoninë e fotos zyrtare me krerët e shteteve dhe qeverive.

Një tjetër aktivitet ku pritet të marrë pjesë kryeministri shqiptar është darka zyrtare e pritjes për liderët botërorë, që pritet të shtrohet nga presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump më 23 shtator, në hotelin “Lotte New York Palace”.

Ndërkohë, një prej aktiviteteve të rëndësishme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është “Momenti i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” (SDG Moment), i cili është planifikuar për 18 shtator 2026.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë vizita e dytë e Edi Ramës në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti. Në shkurt, kryeministri shqiptar udhëtoi drejt SHBA-së për mbledhjen e Bordit të Paqes.

Gjatë vizitës së re, Rama pritet të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa në fokus do të jenë zhvillimet ndërkombëtare, siguria dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për datën e nisjes së kryeministrit drejt SHBA-së apo për takimin me presidentin Trump. Detajet e axhendës pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

 

 

Poll