Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish për çështjen Balluku.
“Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj”, shkruan deputeti demokrat në një postim në rrjetet sociale.
REAGIMI I KRYETARIT TE GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
DITA 5
Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj. Mbi ish-zv/kryeministren rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i shtohen akuzës së parë për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.
Provat e reja faktojnë zbulimin e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në dy prej resorteve më luksoze në bregdet. Kemi parë edhe sesi shijet e zonjës Balluku për mermerin blu në vilën e Palasës konkurronin me shijet e arkitektëve për stilin dhe materialet high-end, si të jahteve apo hoteleve më luksoze. Të gjitha këto ndodhen në email-in personal të Belinda Ballukut.
Pra, akuzat janë rënduar, pozita penale e Belinda Ballukut po ashtu, por SPAK po hesht për rëndimin e masës së sigurimit. Një standard që e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho.
Pse SPAK bëhet pjesë e lojës politike dhe po i jep kohë Edi Ramës për manovra politike?
Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo “Aleancës së Valamarit”?
© SYRI.net
Parkimi në Durrës/ Gashi: Skema e re rëndon qytetarët, 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër
Nga ‘Albanian Files’ te përgjimet e Yeffet, aktivisti : SPAK të kërkojë sa më shpejt arrestimin e Ballukut
‘Bomba’ e kongresmenit amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon zgjedhjet