Kongresmeni amerikan: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë
Kongresisti amerikan Keith Self ka deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA-së nga KFOR-i do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se prania forcave të shtetit të tij vazhdon të jetë vendimtare për sigurinë në rajon.
“KFOR-i është bastioni aktual i paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja qeveritë e njohin atë si çelës për shmangien e konfliktit”, deklaroi ai, në një takim të Komitetit për Punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, transmeton KosovaPress.
Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës. Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm.
Self e cilësoi Kosovën si shtet të pavarur, demokratik dhe partner strategjik të Shteteve të Bashkuara.
Ai u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Këto janë 4 shtetet e NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin atë.
“Është koha që vendet mosnjohëse ta pranojnë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar”, theksoi Self.
Sipas tij, qëndrimi i këtyre shteteve po e pengon integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Ai e konsideroi këtë pengesën më të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Kongresisti kujtoi se ka sponsorizuar Rezolutën 1246 të Dhomës së Përfaqësuesve. Dokumenti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
“Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga
Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati, ja çfarë i tha
Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë
- 20:23 Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës
- 20:15 “Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga
- 20:10 “OpenAI paguan kontraktorë për të lexuar bisedat në ChatGPT”, si të mbroni privatësinë
- 19:55 Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati, ja çfarë i tha
- 19:46 Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë
- 19:32 Daniel Maldinit i pezullohet patenta pas aksidentit, futbollisti publikon rezultatet e analizave