Kriza politike në Kosovë, deputeti i PDK akuzon Albin Kurtin: Po krijon krizë brenda dhe jashtë vendit

Deputeti i PDK Artan Berami ka komentuar situatën politike në Kosovë, për të cilën bëri fajto kryeministrin Albin Kurti.
Në një intervistë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Berami tha se Kurti ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën, teksa shtoi se Kurti po krijon kriza të brendshme, por edhe me partnetërt ndërkombëtarë.
Më tej, deputeti i PDK-së, komentoi edhe gjyqin që do zhvillohet nesër në Hagë për ish krerët e UÇK-së. Ai e cilësoi mbajtjen në qeli të ish krerëve të UÇK-së si gabim fatal.
Intervista e plotë:
-Aleksandër Furxhi: A mund të na thoni, ju lutem më konkretisht se çfarë pengese, çfarë nuk shkon në ngritjen e parlamentit tuaj aty? Më konkretisht çfarë ka ndodhur?
-Artan Berami: Po që nga viti 2025 zoti Kurti ka krijuar një krizë edhe kushtetuese edhe politike edhe ekonomike, krizë të brendshme, krizë po ashtu dhe me partnerët tanë strategjikë e ndërkombëtarë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ju i keni parë të gjitha proceset e konstituimit të Kuvendit. I gjithë konstituimi i Kuvendit ka qenë në shkelje flagrante të kushtetutës. Nuk janë respektuar afati kushtetues që ka dalë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve duhet të konstituohet Kuvendi. Zoti Kurti ka krijuar afate paralele, të paqena, që nuk janë as në ligj as në kushtetutë, por vetëm në doktrinën e tij politike që është një doktrinë për krijimin e një shteti monist në republikë.
-Aleksandër Furxhi: Zoti Berrami, ju e dini ka në sferën publike aty në Kosovë edhe komente të tipit që këto që po parashtroni ju janë më tepër si rivalitete inatçore apo një lloj kundërshtimi i tipit që “ju nuk më votuat kandidatin, unë nuk po paraqitem në parlament”. Ju si mendoni?
-Artan Berami: Unë mendoj që për këtë ka fakte dhe ne duhet të bazohemi në fakte. Deri më sot çdo gjë që ka çuar Partia Demokratike e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese neve na ka dhënë të drejtë jo pse jemi ne PDK, por sepse ne i kemi adresuar të gjitha shkeljet e Gjykatës Kushtetuese. Zoti Kurti tashmë mbi 20 herë ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ai është duke shkelur edhe mbi një vendim të Gjykatës Supreme e cila e ndalonte që ai të mbante edhe postin e kryeministrit edhe postin e deputetit. Prandaj unë i kuptoj këto debatet e brendshme politike, mirëpo faktet dhe numrat janë në anën tonë.
– Aleksandër Furxhi: Atëherë kalojmë tek ajo që në fakt është për opinionin mbarëshqiptar ndoshta një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe që është 16 shtatori, dita e nesërme që pritet të hyjë në historinë e Kosovës cilido që të jetë verdikti i gjykatës së Hagës. Çfarë prisni nesër të ndodhë? Në Hagë është vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, gjashtë vjet pasi janë arrestuar, tre vjet pasi ka nisur gjykimi.
-Artan Berami: Faleminderit shumë që u kthyet në një temë e cila është shumë më përcaktuese sesa këto grindjet e përditshme të politikës kosovare, sepse nesër është një nga datat e pakta në historinë e Kosovës ku nuk do të rishikohet vetëm e sotmja dhe e ardhmja, por ku mund të ridefinohet edhe e kaluara jonë. Dhe nesër është një verdikt historik për Kosovën, sepse Kosova është në gjyq me nenin 35 të aktakuzës kundër krerëve të UÇK-së. E gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të gjithë ata që janë mbështetur nga qytetarët deri te qeveria shqiptare, deri te qeveria amerikane, gjermane dhe NATO janë nesër në gjykatë dhe do të ketë një verdikt për ta.
Prandaj unë mendoj dhe besoj e shpresoj që trupi gjykues më në fund do të korrigjojë një gabim fatal që ka bërë gjatë gjithë procesit gjyqësor për gjashtë vite ku është përmbysur i gjithë rendi i drejtësisë ndërkombëtare, ku janë përmbysur konventat ndërkombëtare, ligjet dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës, sepse në këto gjashtë vite prokuroria ka qenë ajo që ka fituar gjithçka dhe mbrojtja ka qenë ajo që ka humbur gjithçka. Nuk ka në historinë e shteteve perëndimore as gjykatë që kanë krijuar, as gjykatë që kanë mbështetur ku vetëm kanë dënuar. Gjykatat edhe ndërkombëtare edhe hibride nuk ndërtohen për të dënuar. Ato ndërtohen për të ardhur deri te e vërteta dhe e vërteta është në anën tonë, sepse në gjyq ne kemi fituar betejën diplomatike.
E kemi fituar edhe betejën me dëshmitarë, sepse për krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit kanë dëshmuar personalitetet më eminente të botës siç është Wesley Clark, një gjeneral me katër yje i cili ka punuar doktrinën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë diplomatë të tjerë të zot të cilët në vitin 1998-1999 nuk kanë qenë vetëm mbështetës të popullit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë qenë edhe koordinues të luftës sonë për çlirim dhe për pavarësi[4]. Prandaj nesër nuk është një verdikt vetëm për krerët e UÇK-së, për emra të përveçëm[4]. Nesër është një verdikt për të ardhmen e Kosovës, për të tashmen dhe për të kaluarën tonë dhe është një verdikt edhe për bashkësinë ndërkombëtare, një test për bashkësinë ndërkombëtare[4]. Është në dorën e panelit gjyqësor nëse këtë ditë ta shndërrojë në një festë për drejtësinë ndërkombëtare apo do ta shndërrojë në precedentin më të madh në historinë e perëndimit ku t’i hapet rrugë që në gjykata ndërkombëtare të tilla të ftohet nesër edhe Zelensky dhe personalitete të tjera që luftojnë përkrah perëndimit.




