Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Lupin” rikthehet në Netflix, sezoni i katërt sjell një tjetër grabitje spektakolare

    SHBA pranon për herë të parë armët në orbitë, frikë për një garë të re armatimesh në hapësirë

    NATO mbledh Këshillin e Atlantikut të Veriut për Kosovën: KFOR-i gati për çdo skenar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Lupin” rikthehet në Netflix, sezoni i katërt sjell një tjetër grabitje spektakolare
    Lajmet e fundit

    “Lupin” rikthehet në Netflix, sezoni i katërt sjell një tjetër grabitje spektakolare

    September 15, 2026

    Një prej serialeve më të suksesshme të Netflix po rikthehet me një kapitull të ri. Sezoni i katërt i “Lupin” do të publikohet më 23 tetor, ndërsa traileri i parë premton sërish mashtrime, identitete të rreme dhe grabitje spektakolare.

    “Kemi një Lupin të ri”, thuhet në nisje të trailerit, ndërsa Assane Diop, i interpretuar nga Omar Sy, shfaqet sërish në qendër të një historie ku kufiri mes hajdutit dhe atyre që e ndjekin bëhet gjithnjë e më i paqartë.

    Në pamjet e publikuara, Assane shfaqet i rrethuar nga kafaze qelqi, ndërsa një tjetër mjeshtër i mashtrimit duket se është i lirë dhe policia ka nisur ta ndjekë. Si gjithmonë, protagonisti përdor një sërë maskash dhe identitetesh për t’u shpëtuar autoriteteve dhe për të krijuar kaos mes atyre që përpiqen ta kapin.

    Historia e sezonit të katërt zhvillohet katër vjet pas ngjarjeve të sezonit të mëparshëm. Assane dëshiron të vuajë dënimin dhe të mbajë premtimin që i ka bërë të birit, duke udhëtuar drejt Senegalit për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes.

    Por planet e tij marrin një kthesë të papritur kur shfaqet një njoftim misterioz, i nënshkruar në emër të Lupin, që lidhet me grabitje të njëkohshme në disa muze.

    Omar Sy rikthehet në rolin e Assane Diop, personazhi që e shndërroi “Lupin” në një prej serialeve më të ndjekura në gjuhë të huaj në historinë e Netflix dhe në një prej produksioneve më të suksesshme të platformës.

    Krahas Sy, në sezonin e ri do të rikthehen Ludivine Sagnier, Antoine Gouy, Soufiane Guerrab, Shirine Boutella, ndërsa kastit do t’i bashkohen edhe Theo Christine dhe Laïka Blanc-Francard.

    Seriali është krijuar dhe shkruar nga George Kay, në bashkëpunim me Francois Uzan, ndërsa në skenar kanë kontribuar edhe Marie Roussin, Florent Meyer dhe Tigran Rosine. Episodet e reja janë drejtuar nga Edouard Salier, Everardo Gout dhe Hugo Gelin.

    Produksioni realizohet nga Gaumont, me mbështetjen e Carrousel Studios, ndërsa Mathilde Arnaud, Jean-Yves Arnaud, Rosine dhe Meyer janë pjesë e ekipit përgjegjës për skenarin.

    “Lupin” është frymëzuar nga personazhi i famshëm Arsène Lupin, hajduti elegant dhe mjeshtri i maskimeve, i krijuar nga shkrimtari francez Maurice Leblanc. Seriali e ka sjellë këtë figurë klasike në një version modern përmes historisë së Assane Diop.

    Lupin Netflix
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Lupin” rikthehet në Netflix, sezoni i katërt sjell një tjetër grabitje spektakolare

    September 15, 2026

    SHBA pranon për herë të parë armët në orbitë, frikë për një garë të re armatimesh në hapësirë

    September 15, 2026

    NATO mbledh Këshillin e Atlantikut të Veriut për Kosovën: KFOR-i gati për çdo skenar

    September 15, 2026

    Të shtëna me armë në Stamboll, 3 të vrarë dhe një i plagosur, arrestohet një i dyshuar

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.