Kancelari gjerman Friedrich Merz ndodhet nën presion të madh pas rezultateve të dobëta zgjedhore dhe rënies së ndjeshme të CDU-së dhe të vetë atij në sondazhe.
Media gjermane "Stern" shkruan se Merz do t'i vërë ultimatum partisë së tij. Takimi do të bëhet të dielën në mbrëmje. Do të jetë pas zgjedhjeve lokale.
Aty Merz do të thotë: O bini dakord me reformat e mia, o jap dorëheqjen.
Por Merz thotë se nuk do të largohet para kohe.
"Jam zgjedhur për 4 vjet. Dua ta nxjerr vendin nga kjo periudhë e vështirë", tha ai në Berlin.
Në takim, Merz do të flasë edhe për bisedimet me SPD-në. Ai kërkon taksa më të ulëta dhe çmim më të lirë të energjisë.
Për këtë krizë, Merz ka shtyrë udhëtimin për në OKB, në Nju Jork. Ai do të marrë pjesë të martën në mbledhjen e deputetëve të CDU-së.
Në Berlin flitet se 30 deputetë duan ta heqin Merz-in. Ministri i Brendshëm thotë se nuk është ai zëvendësuesi. Edhe kreu i CSU-së thotë se nuk do ta rrëzojë qeverinë.
