Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë Stambollin, ku një shkëmbim me armë zjarri u regjistrua në një zyrë këmbimi valuator brenda Qendrës së Biznesit Sofçuhan në lagjen Fatih, e cila është edhe një prej zonave më turistike të qytetit. Si pasojë e shkëmbieve të zjarrit tre persona kanë humbur jetën.
Fillimisht u raportua për dy të vrarë dhe dy të plagosur, por fatkeqësisht njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në spital duke e çuar numrin e të vdekurve në tre. Ndërsa i plagosuri po merr ende ndihmë mjekësore në spital. Pas ngjarjes policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet, duke bërë me dije se është arrestuar një preej sulmuesve.
Sipas mediave turke, mosmarrveshja mes të përfshirëvë ne ngjarje thuhet të kete nisur për shkak të një problem borxhesh, i cili përshkallëzoi në përdorimin e armëve.
Në pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve DHA shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.
