web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitaj rikthehet titullar, Genoa fiton dhe sfidon Interin

15 Shtator 2026, 20:33, Sport CNA

Mitaj rikthehet titullar, Genoa fiton dhe sfidon Interin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj u aktivizua si titullar në fitoren 1-0 që skuadra e Genoa-s arriti ndaj Sudtirol.

Kjo përballje ishte e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Italisë. Lojtari 23-vjeçar qëndroi në fushë për 61 minuta dhe zhvilloi një paraqitje pozitive përpara se të zëvendësohej nga sulmuesi Lorenzo Colombo.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi kapiteni Johan Vasquez në minutën e 87-të për skuadrën e drejtuar nga Daniele De Rossi.

Pas këtij rezultati, Genoa siguroi kualifikimin për në raundin e 1/8-ve ku do të përballet me Interin e Cristian Chivu-s.

Kjo sfidë pritet të jetë e rëndësishme për Mitaj-n, i cili po punon për të fituar një vend titullari te skuadra e tij e re.





Lajmet e fundit nga