• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

21:00 : 15/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga faqja e instagramit “Punë Oligarkësh” te karriget e shtetit. Rama e mori “kritikun e qeverisë”  dhe e vendosi në nyjet ku kalojnë paratë, energjia, Tatimet e Doganat. Sot Yzeiraj mbledh poste e borde, ndërsa po hapen dosjet e rolit të tij në Dogana dhe lidhjeve me interesa të fuqishme biznesi. Sipas logjikës së Ramës; zëvendësministri i bie t’i ketë vënë gjobë dhe kryeministri e paska paguar…

Endrit Yzeiraj sulmonte amnistinë fiskale dhe qeverinë nga faqja e instagramit “Punë Oligarkësh”. Rama e mori në qeveri dhe sot ish-kritiku është zëvendësministër i Financave, kryetar i Këshillit Mbikëqyrës i OST-së dhe i ulur në disa borde shtetërore që i shtojnë pagesa mbi rrogën. Në dosjen e brendshme të redaksisë po hetohen edhe dy pista të tjera që lidhen me interesat izraelite të afruara me qeverinë Rama dhe roli i tij në Dogana, ku po verifikohen indicie për favore e afera të dyshuara me disa kompani VIP.

Endrit Yzeiraj kishte një emër të goditur për faqen me të cilën sulmonte qeverinë: “Punë Oligarkësh”. Sot emri tingëllon si një ironi therëse, sepse njeriu që dikur merrej me punët e oligarkëve nga jashtë është futur në zemër të mekanizmit që administron disa nga punët më të mëdha ekonomike të shtetit shqiptar. Si zëvendësministër i Financave, drejton Këshillin Mbikëqyrës të OST-së, është në strukturat drejtuese të Albcontrol-it, Postës Shqiptare dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Një rrogë nga ministria dhe një varg pagesash të tjera nga karriget që shteti i ka dhënë. “Punë oligarkësh”, vërtet.

Katër vite më parë Yzeiraj i “Punë oligarkësh” ishte ndër kritikët e fortë të amnistisë fiskale të Edi Ramës. Fliste për rrezikun e legalizimit të parave të korrupsionit, për pasuritë pa burim dhe për njerëzit pranë politikës që mund të përfitonin nga skema.

Më 8 mars 2023, Rama e mori brenda. Yzeiraj u emërua zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe nisi një ngjitje që nuk u ndal më. Kritiku i sistemit fiskal u bë pjesë e drejtimit të tij, ndërsa njeriu i “Punë Oligarkësh” nisi të mblidhte njëra pas tjetrës karriget e shtetit dhe t’i shërbente pikërisht oligarkëve.

Lexo edhe:

Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

Rama përballë drejtësisë që reformoi

Brenda pak vitesh Rama e lëvizi nga Financat te Ekonomia, më pas te diplomacia ekonomike dhe sërish te Financat. Në çdo ndalesë, pesha e Yzeirajt u rrit. Sot qeveria i ka besuar edhe kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian që lidhen me Tatimet dhe Doganat, dy nga portat kryesore ku biznesi i madh përplaset çdo ditë me shtetin. Në mars 2026 ai përfaqësonte Ministrinë e Financave në projektin e “Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat”, përkrah drejtorit të përgjithshëm të Doganave dhe Bankës Botërore, ndërsa në korrik diskutonte me investitorët e huaj ndryshimet që do të prekin tatimet, akcizat dhe Kapitullin 29 për Bashkimin Doganor.

Pikërisht te Doganat po hapet një tjetër dosje që mund ta bëjë historinë e Yzeirajt shumë më të rëndë se ajo e borderove. Sipas burimeve, po hetohet roli i mjeshtrit të “Punë Oligarkësh” në disa marrëdhënie të dyshuara klienteliste dhe favorizuese me kompani “oligarkësh”, të cilat preken drejtpërdrejt nga procedurat doganore, detyrimet, akcizat dhe trajtimi fiskal.

Ndërkohë lista e borderove është zgjeruar. Yzeiraj është sot kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të OST-së, ku këshilli që ai drejton emëron administratorin dhe mbikëqyr politikat tregtare të kompanisë që kontrollon transmetimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Është edhe në Këshillin Drejtues të Albcontrol-it, figuron në Këshillin Mbikëqyrës të Postës Shqiptare dhe është anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Raporti i pajtueshmërisë së OST-së dokumenton edhe emërimin e tij në Këshillin Mbikëqyrës më 25 qershor 2024.

Pra Endrit Yzeiraj nuk merr vetëm pagën e zëvendësministrit. Ai është futur në një sistem pagesash që nis në Ministrinë e Financave dhe vazhdon në bordet e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike. Vetëm nga paga e zëvendësministrit dhe dy shpërblimet që mund të llogariten drejtpërdrejt nga skema ligjore e OST-së dhe Postës Shqiptare, shuma shkon rreth 396 mijë lekë bruto në muaj, afro 4 mijë euro, pa futur ende pagesat nga Albcontrol-i dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Pa futur as aferat e korrupsionit sistematik nga ana e tij në institucionet që ka mbikqyrur dhe drejtuar.

Rama nuk e ka trajtuar Yzeirajn si një zëvendësministër të zakonshëm. E ka lëvizur nëpër ministri dhe paralelisht e ka vendosur në nyje ku kalojnë energjia, paratë, aviacioni, sistemi financiar, tatimet dhe doganat. Kthesa e tij nuk është vetëm politike. Në vitin 2022 kritikonte politikat fiskale të qeverisë; në vitin 2025, tashmë nga karrigia e zëvendësministrit, doli në mbrojtje të “paqes fiskale” të qeverisë dhe mekanizmave të saj. Në nëntor 2025 e prezantonte publikisht paketën si një instrument formalizimi, me falje dhe reduktime detyrimesh për bizneset sipas periudhës së krijimit të borxhit.

Sipas informacioneve që disponon Pamfleti, Yzeiraj po hetohet edhe për rolin dhe kontaktet e tij në dosjet që lidhen me biznesmenët dhe interesat izraelite të afruara vitet e fundit me qeverinë Rama.

çfarë ka kaluar në ministritë ku Yzeiraj ka shërbyer, çfarë projektesh ka prekur diplomacia ekonomike gjatë mandatit të tij?

çfarë vendimesh kanë kaluar në OST dhe cilat kompani apo interesa kanë trokitur në institucionet ku ai ka pasur rol vendimmarrës?

Nëse “Punë Oligarkësh” ishte diagnoza që Yzeiraj i bënte dikur pushtetit, sot pyetja është shumë më therëse: sa prej punëve të oligarkëve kalojnë tashmë nga zyrat, doganat dhe bordet ku paguhet Endrit Yzeiraj? /Pamfleti

Etiketa: Edi RamaEndrit Yzeirajoligarkqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

20:53 : 15/09/2026
AKTUALITET

Rama përballë drejtësisë që reformoi

20:33 : 15/09/2026
AKTUALITET

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti kërkon arrestimin e Ballukut dhe Ramës: SPAK të veprojë

20:11 : 15/09/2026
AKTUALITET

“Me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”/ Protestuesit ironizojnë Ramën me pankarta në ditën e 108-të

19:32 : 15/09/2026
AKTUALITET

“Arrestoni Ramën”/ Protesuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

19:18 : 15/09/2026
AKTUALITET

“Dita 5”/ Bardhi: SPAK po hesht për rëndimin e masës ndaj Ballukut, pse po i jep kohë Ramës?

18:41 : 15/09/2026

TË GJITHA

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

21:00 : 15/09/2026

Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

20:53 : 15/09/2026

Ja sa miliona jetë mund të shpëtojë një taksë 3% mbi pasurinë e miliarderëve

20:40 : 15/09/2026

Rama përballë drejtësisë që reformoi

20:33 : 15/09/2026

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në Stamboll

20:27 : 15/09/2026

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

20:19 : 15/09/2026

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti kërkon arrestimin e Ballukut dhe Ramës: SPAK të veprojë

20:11 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com