Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama ndan FOTO-ALBUMIN nga vizita në Napoli, kryeministri merr dhuratë “veten e tij” në miniaturë

Shkruar nga Newsbomb
Rama ndan FOTO-ALBUMIN nga vizita në Napoli, kryeministri merr dhuratë
Kryeministri merr dhurate skulpuren e vetes se tij ne miniature

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Napoli, Itali, së bashku me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Kreu i qeevrisë ka ndarë foto-albumin nga vizita e tij, ku shfaqen akime me rektorët e universiteteve, si dhe me përfaqësues të Katedrës së Gjuhës Shqipe. Por ajo që tërheq më shumë vëmendje është një dhuratë simbolike që ka marrë kreu i qevrisë, një statujë e tij në miniaturë.

Kutjojmë se gjatë ditës së sotme, Kryeministri Rama vizitoi Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një nga qendrat historike të studimeve albanologjike e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë. Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Në takimin me stafin akademik të universitetit, Kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare.

“Ta krijojmë një lloj rrjeti këtu në universitet, me idenë që më pas të mund të ndihmojmë në mënyrë më të strukturuar dhe gjithashtu ta përdorim për të ruajtur e për të shfrytëzuar më mirë gjithçka që prodhohet këtu”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese