“Nuk prisja që Veliaj të dilte nga burgu”, Iljazaj: Ka ndjekur një strategji të gabuar
Analisti Elvis Iljazaj komentoi në emisionin “Now” në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Iljazaj u shpreh se nuk priste që Veliaj të lirohej, duke iu referuar historikut të proceseve gjyqësore ndaj tij. Sipas analistit, është krijuar një perceptim i gabuar se vendimi i Gjykatës së Lartë bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.
“Unë nuk prisja që Veliaj të lirohej, duke parë historikun e proceseve ndaj tij. Është krijuar ideja sikur vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ka dalë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk është kështu.
Gjykata Kushtetuese ka arritur kuorumin vetëm për faktin që duhet të arsyetojë pse nuk është pranuar kërkesa e Veliajt, i cili e konsideron masën joproporcionale në raport me faktin se është një i zgjedhur nga populli. Vendimi i Gjykatës së Lartë sot nuk është kundër Gjykatës Kushtetuese”, tha Iljazaj.
Analisti shtoi se, sipas tij, Veliaj mund të ketë ndjekur një strategji të gabuar ligjore duke këmbëngulur në vijimin e detyrës si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Unë mendoja që nuk do të dilte. Pse? Mendoj se Veliaj ka ndjekur një strategji të gabuar. Duke insistuar të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, mendonte se do ta kishte më të lehtë dhe do të ushtronte një lloj presioni mbi sistemin gjyqësor për të dalë”, u shpreh Iljazaj.
Rama publikon fotot nga hapja e Konsullatës në Napoli: Takime me rektorët dhe përfaqësuesit e katedrës së shqipes
Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë
5 interpelanca urgjente në Kuvend, zbardhet rendi i ditës për seancën e së enjtes
- 21:13 “Ndoshta do të të vrasin”, batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë
- 20:59 BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve
- 20:52 Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion
- 20:47 “Më mbështesni ose jap dorëheqjen”, Merz “ultimatum” CDU-së pas rezultateve negative
- 20:31 Rama publikon fotot nga hapja e Konsullatës në Napoli: Takime me rektorët dhe përfaqësuesit e katedrës së shqipes
- 20:23 Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës