AKTUALITET /

Kultivoi 18 kg kokainë dhe marihuanë, arrestohet shqiptari në Vjenë

Hetimet janë zgjeruar më pas me kontrolle në dy apartamente, ku policia ka gjetur rreth 17 kilogramë marihuanë, 1.5 kilogramë kokainë dhe rreth 60 gramë Crystal Meth.

Shkruar nga Versus

Kultivoi 18 kg kokainë dhe marihuanë, arrestohet shqiptari në

Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, nën dyshimin se ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, policia austriake ka sekuestruar sasi të konsiderueshme marihuane, kokaine dhe Crystal Meth.

Sipas mediave të huaja, operacioni është zhvilluar në zonën e Leopoldstadt, ku efektivët kishin vënë nën vëzhgim 37-vjeçarin shqiptar pas konstatimit të sjelljeve të dyshimta.

Gjatë një takimi me 32-vjeçarin austriak, shqiptari dyshohet se ka vendosur një çantë shpine në automjetin e tij. Kontrolli i çantës zbuloi më shumë se 1 kilogram kanabis.

Hetimet janë zgjeruar më pas me kontrolle në dy apartamente, ku policia ka gjetur rreth 17 kilogramë marihuanë, 1.5 kilogramë kokainë dhe rreth 60 gramë Crystal Meth.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjithashtu telefona celularë dhe rreth 160 euro cash.

Dy personat janë arrestuar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e tyre në aktivitetin e dyshuar të shpërndarjes së drogës.

Policia po verifikon gjithashtu nëse pas këtij aktiviteti qëndron një rrjet më i gjerë kriminal dhe nëse janë të përfshirë persona të tjerë.

Poll