Bota
E rëndë në Turqi, tre të vrarë dhe një i plagosur në Stamboll

Ilustrim · Vizion Plus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Stamboll, në lagjen Fatih. Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sherri mes një pronari dhe një klienti.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, konflikti mund të ketë ndodhur në një këmbim valutor.
Policia ka arrestuar një të dyshuar në vendngjarje, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Ndërkohë, agjencia private e lajmeve DHA publikoi fotografi nga vendngjarja, ku shihet një person duke u transportuar me barelë drejt një ambulance.
Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.




