• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

by Bota Bota
September 15, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të martë, më 15 shtator, lidhet me qytetarin Viktor Thaqi, i cili tregon, se më 22 gusht 2026 po udhëtonte drejt Shkodrës, kur automjeti, ku ndodhej me bashkëshorten në drejtim, u përplas me një furgon.

Pas aksidentit, të dy drejtuesit u ndëshkuan me gjobë për manovra të gabuara dhe goditje, ndërsa drejtuesi tjetër rezultoi edhe nën efektin e alkoolit dhe u gjobit me 180 mijë lekë të vjetra.

Thaqi kundërshton masën e vendosur ndaj tyre, pasi sipas tij, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmit, për shkak të gjobës dhe pretendon, se vendimi i policisë është i padrejtë.

Punonjësi i policisë, që shkoi në vendngjarje, pranon, se nuk e ka parë aksidentin dhe se masën e ka vendosur, bazuar në deklaratat kontradiktore të dy drejtuesve.

Kamerat e subjektit pranë vendit të aksidentit nuk janë marrë, pasi sipas policit i është thënë, se nuk funksiononin. Madje, polici i sugjeron qytetarit, se sigurimi i pamjeve filmike mund të shërbejë për anulimin e gjobës.

Eksperti autoteknik Gëzim Hoxha ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë. Sipas tij, në një përplasje ka një mjet, që godet dhe një tjetër, që goditet, ndaj nuk mund të trajtohen automatikisht të dy drejtuesit si autorë të së njëjtës shkelje.

———–

Qytetari – Si je?

Polici – Ça bane?

Qytetari – Ti e ke bërë atje, që godasin njëri-tjetrin.

Polici –Të dy thonë, njëni thotë më ka godit ai, tjetri thotë më ka godit ai. A e kupton shokun tënd? Janë të dy deklaratat ashtu. Kur kam qenë unë tu ik për punë, unë i kam pa të dy të parkum.

Qytetari – Po atë e gjete me alkool 1.25?

Polici –Jo 1.25, jo 1.25 shkon në kokërr të burgut ai, po është 0.21.

Qytetari – Po kamerat e kësaj, i merr dot?

Polici –Jo s’i marr dot. Kam shku me i marrë dhe nuk i marr dot.

Qytetari – Nuk i kanë, apo s’i japin?

Polici –O vlla, nuk e di! Unë thjesht kam ardh, kam pyet edhe për vete, që mos të më ndodhin këto.

Qytetari – Po!

Polici –Kto gjonash, jo po ishte, jo po s’ishte. S’punon kamera,- tha, kaq. Kaq më ka thënë. Nuk ia marr dot me zor kurrkujt, asnjënit. Kamerat i merr vetëm me vendim prokurorie, vlla.

Qytetari – Unë atje, që kërkoj të anulloj gjobën, e anulloj, sepse nuk është vënë e saktë.

Polici – Shumë mirë! Në qoftë se ti arrin me marrë kamerat, mund ta anullosh, o vlla, se unë gjobën e bëj në bazë të deklaratës. /Emisioni STOP

Tags: emision stop
Previous Post

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

September 15, 2026
“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

September 15, 2026
Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

September 15, 2026
“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

September 15, 2026
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

September 15, 2026
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”/ Pas akuzës së 34-vjeçares reagon Zegjine Caushi

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”/ Pas akuzës së 34-vjeçares reagon Zegjine Caushi

September 15, 2026
Pankarta pa doreza kundër Ramës/ “Me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”

Pankarta pa doreza kundër Ramës/ “Me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”

September 15, 2026
“Arrestoni Ramën!”/ Protesta përshkallëzohet, turma marshon drejt Kryeministrisë

“Arrestoni Ramën!”/ Protesta përshkallëzohet, turma marshon drejt Kryeministrisë

September 15, 2026
Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh

Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh

September 15, 2026
Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

September 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL