• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

by Bota Bota
September 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore, Politike
“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke ia atribuar përgjegjësinë politike për situatën e krijuar kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Hoxha deklaroi se Veliaj është në burg për shkak të vendimeve dhe zhvillimeve të lidhura me Ramën.

Sipas gazetarit, kryeministri është përgjegjësi kryesor për mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon sot reforma në drejtësi.

“Ky që sot i thotë Erjon Veliajt, çfarë të bëjmë? Thotë kjo që po ndodh thotë s’ka ngjarë në asnjë vend të botës. Mor zotëri, a e ke bërë ti? A e ke bërë ti reformë? Po dili për Zot. Jo, këto të tjerat janë copë. Po SPAK dhe kjo tjetra hanë bukë veç. Jo, sistemi është një dhe sot po të kthehemi tek ai sistemi i vjetër, po ta krahasojmë, paskemi qenë mirë kur ishim keq. Kishte pak më shumë drejtësi për qytetarët në atë kohë dhe nuk kishte ndëshkueshmëri për politikanët. Pra në qoftë se ne kemi sot kemi krijuar këtë çamur, këtë çorbë, është çorbë derri, kryekuzhinieri i kësaj është kryeministri i vendit i cili fshihet, fut kokën e rërë tani si Struci. Herë mundohet t’i japim përgjigje Eron Veliajt. Ai e ka çuar atje, pa Edi Ramën nuk shkonte Erion Veli atje se ne e shohim”, tha gazetari Hoxha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij si në rastin e Metës dhe të Veliajt ka pikëpyetje në lidhje rezultatet e hetimeve mbi akuzat për korrupsion. Dhe ky thekson Hoxha është problemi që kanë qytetarët sot.

“Njeriu që u perceptua si më i korruptuari në atë kohë ishte Ilir Meta. Ku janë paratëÇfarë kanë kapur? Se po t’i pyesësh njerëzit thonë më i korruptuari, po çfarë ke kapur? Erjon Veliaj ka bërë namin. Po ku janë paratë? Pse do merremi me të brendshmen e bashkëshortes së Veliajt? Ky është problemi që kanë qytetarët e Tiranës sot”.

Duke folur për rastin e Erion Veliajt, gazetari Hoxha tha se kjo situatë ka krijuar vështirësi në administrimin e Bashkisë së Tiranës, pasi dokumente dhe shkresa zyrtare duhet t’i dërgohen për firmë kryebashkiakut në ambientet e paraburgimit.

“Isha para ca ditësh në Durrës. Shkonin tre herë, katër herë nga bashkia e Tiranës me vandakë, me shkresa. Ata gardianët e shkretë çfarë hiqnin atje? Thoshin ta kalojmë te , apo ta kalojmë këtej dhe t’ia çonin atij të firmoste. Dhe problemi ishte sa herë duhet të lejoheshin shkresat se ka orar burgu. Nuk mund t’i futësh orare pa orar. Ti ka orar të brendshëm burgu. Nuk mund të firmosë kryetari i bashkisë se s’është i lirë ai atje. Dhe vinin vandak nga Tirana që shkonin t’i firmoste ai brenda në burg. Ai brenda në burg e ka të limituar edhe aksesin që ka mbi informacionin edhe mbi çfarë ndodh mbi qytetin. Ai ka vetëm një dritare të vogël”.

Hoxha e shikon të pashpresë situatën me sistemin e drejtësisë për shkak se qytetarët po përballen me një drejtësi gjithnjë e më të ngadaltë, ndërsa numri i dosjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën para reformës.

“Kemi ardhur sot në këtë pikë thashë qytetarët e shkretë që nuk dinë nga t’i japin nuk i japin dot dum tek biznesit ti e sheh kërcet koburja atje, se po shteti i jep statusin e investitorit strategjik ja jep atje të pari dhe me mbivendosje dhe i thotë ma falje thotë se unë ta kam dhënë gabim thotë m kam paguar ata. Pra sot jemi para kësaj situate. Unë nuk shoh më e keqja e gjithë kësaj situate është që nuk po shoh dritë në fund të tunelit. Pra jemi futur në një qerthull që unë nuk e di si do të dalim dhe në qoftë se ne e nisëm reformën me 20 mijë dosje dhe sot janë 180.000. Më fal, po me një popullsi që zvogëlohet dhe me stokun që rritet, unë nuk e di sa sa i bie ë gjyqtarëve tanë, sa dosje duhet të kalojnë”.

Tags: Edi RamaErion VeliajGazetari Artan HoxhaGjykata e Lartëkryebashkiakun e Tiranës
Previous Post

Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

September 15, 2026
Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

September 15, 2026
“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

September 15, 2026
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

September 15, 2026
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”/ Pas akuzës së 34-vjeçares reagon Zegjine Caushi

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”/ Pas akuzës së 34-vjeçares reagon Zegjine Caushi

September 15, 2026
Pankarta pa doreza kundër Ramës/ “Me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”

Pankarta pa doreza kundër Ramës/ “Me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”

September 15, 2026
“Arrestoni Ramën!”/ Protesta përshkallëzohet, turma marshon drejt Kryeministrisë

“Arrestoni Ramën!”/ Protesta përshkallëzohet, turma marshon drejt Kryeministrisë

September 15, 2026
Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh

Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh

September 15, 2026
Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

September 15, 2026
Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

September 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL