AKTUALITET /

VIDEO/ Vendimi për 4 ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë

Seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vendimi për 4 ish-krerët e UÇK-së më 16

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qindra shqiptarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të pranishmit, të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Në mesin e qytetarëve janë parë edhe flamuj të UÇK-së, ndërsa atmosfera është shoqëruar me thirrje në mbështetje të ish-krerëve të saj.

Pamjet nga Haga tregojnë një prani të shtuar të forcave të policisë pranë objektit të gjykatës, ndërsa mbështetësit janë mbledhur në pritje të ditës së vendimit.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë të mërkurën, më 16 shtator, në orën 10:00.

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës pritet të shpallë vendimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej vitesh po përballen me proces gjyqësor në Hagë./Versus.al

 

Poll