• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Treni i fundit për Veliajn”/ Gazetari: Çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21:44 : 15/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Sipas Ferhatit, tre gjyqtarët që shqyrtuan çështjen kanë qenë unanimë në qëndrimin e tyre për të mos pranuar kërkesën për rishqyrtim dhe për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të marsit 2025, që parashikon vijimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Duke analizuar vendimmarrjen, gazetari e cilësoi atë si “trenin e fundit” për Veliajn, sa i përket mundësisë për të përfituar një masë më të butë sigurie.

Ferhati argumentoi se, pas qëndrimeve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, gjasat që Gjykata e Posaçme apo Apeli i Posaçëm të ndryshojnë masën e sigurisë në një kërkesë të ardhshme janë të pakta.

“Sot ky ishte treni i fundit për zotin Veliaj, në kuptimin e një mase më të butë sigurie”, tha Ferhati, duke shtuar se për sa kohë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kanë marrë një vendim në favor të ndryshimit të masës, nuk pret një qasje të tillë as në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Lexo edhe:

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

Rama përballë drejtësisë që reformoi

“Vendimi që u dha sot duhet të kemi parasysh që ishte në një seancë në dhomë këshillimi. Tre gjyqtarët, që sipas informacioneve kanë qenë unanimë në qëndrimin e tyre, refuzuan, mospranuan rishqyrtimin dhe lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të marsit të vitit 2025, për vijimin e masës së arrestit me burg. Në vetvete sot gjykata ka shqyrtuar rekursin, po themi, sepse Gjykata Kushtetuese shqyrtoi ankimin lidhur me rekursin e Gjykatës së Lartë, që më herët po ashtu kishte lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Kështu që, ishte një rekurs, por nga pikëpamja procedurale dhe hierarkisë së sistemit tonë gjyqësor, mund të them fare mirë që sot ky ishte treni i fundit për zotin Veliaj, në kuptimin e një mase më të butë sigurie.

Për sa kohë që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kanë një vendimmarrje të tillë, ta harrojmë që Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm, nisur këtu edhe nga precedentët, të kenë guximin apo qasjen që në të ardhmen, apo në muajt në vijim, të pranojnë një kërkesë të radhës të zotit Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Dhe treni i fundit, jo vetëm në kuptimin e pozitës penale të zotit Veliaj, por ashtu siç e shikoj unë, ishte edhe treni i fundit në kuptimin e një qasjeje politike që ndoshta zoti Veliaj, këto shtatë apo tetë muaj sa i kanë mbetur në mandatin e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, të gjejë edhe busullën e tij politike apo të bëjë edhe një lloj oponence, apo një lloj qasjeje që zoti Veliaj do të kishte në raport edhe me figurën e tij politike, jo vetëm me çështjen penale, që sigurisht është në radhë të parë”,- tha gazetari në Euronews.

LEXO EDHE:

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Pasi mbeti në burg, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Lali dhe zyra xixë e kollandrisur nga drejtorët e tij

Etiketa: arrest me burgErion VeliajGjykata e larte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

21:30 : 15/09/2026
AKTUALITET

Rama përballë drejtësisë që reformoi

20:33 : 15/09/2026
AKTUALITET

Atentati në burgun e Vaqarrit/ Gjykata e Lartë rikthen në gjyq Ergys Kolaverin

17:32 : 15/09/2026
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, Rama: E lanë Tiranën pa kokë!

15:43 : 15/09/2026
AKTUALITET

Lali dhe zyra xixë e kollandrisur nga drejtorët e tij

15:04 : 15/09/2026
AKTUALITET

Plarent Ndreca/ Kjo nuk është drejtësi, këta janë më keq se plepat

14:13 : 15/09/2026
Para

Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

TË GJITHA

Gjykata Speciale jep nesër vendimin për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Meritojnë pafajësinë!

22:17 : 15/09/2026

Divjaka 47 ditë protestë kundër bashkimit me Lushnjen

22:11 : 15/09/2026

BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve

22:04 : 15/09/2026

Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

21:53 : 15/09/2026

“Treni i fundit për Veliajn”/ Gazetari: Çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë

21:44 : 15/09/2026

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

21:30 : 15/09/2026

Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

21:19 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com