Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, pasi dyshohen për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas mediave të huaja, operacioni policor u zhvillua në zonën e Leopoldstadt, ku autoritetet kishin nisur të monitoronin shqiptarin për shkak të sjelljes së dyshimtë.
Gjatë një takimi me 32-vjeçarin austriak, 37-vjeçari vendosi një çantë shpine në automjetin e tij. Policia ndërhyri dhe gjatë kontrollit zbuloi më shumë se një kilogram kanabis.
Hetimet vijuan me kontrolle në dy apartamente, ku efektivët gjetën dhe sekuestruan rreth 17 kilogramë marihuanë, 1.5 kilogramë kokainë dhe rreth 60 gramë Crystal Meth.
Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi gjithashtu telefona celularë dhe rreth 160 euro në para të gatshme, të cilat mund të shërbejnë si prova për hetimin.
Dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rolin e secilit prej tyre në aktivitetin e dyshuar kriminal dhe për të zbuluar nëse pas shpërndarjes së drogës fshihet një rrjet më i g


