Lancio

Nga dëshira për të prekur “Eurovisionin” deri tek situata më e sikletshme në koncert, flet Lorenc Hasrama!

I ftuar në emisionin Lancio me David Priftin ishte këngëtari i njohur Lorenc Hasrama. Këngëtari i njohur foli për planet e tij nëpër pjesëmarrjet në festivale si gjithashtu, duke kujtuar edhe fillimet e karrierës së tij si edhe pjesëmarrjen në “The Voice of Albania” Ja se çfarë tha ai…

David: Lorenc ëfarë kujton nga ajo kohë?

Lorenc: Është një emocion i përzierë në fakt sepse le të themi se unë jam një nga ato individët i cili është ndodhur padashje aty. Nuk është se kam patur ndonjë lloj pritshmërie, të paktën në fillim. Unë jam ai rasti që nga larja e pjatave (qesh) kam kapur kulmin, sepse “The Voice” në atë kohë kishte goxha rëndësi, për këtë profesion që bëjmë ne dhe të shkoje aty ka qenë shumë e çuditshme sepse kam shkuar me idenë që nuk do të kthehej njeri fare. 

David: Ka shumë polemika vërdallë për miqësitë dhe meritokracitë si ndihesh ti për këtë gjë, apo jemi ne të pakënaqur me rezultatin dhe gjejmë teori konspirative në to?

Lorenc: Ndodhi ka gjithëkund dhe ndoshta mund të jenë prezente edhe ato që aludohen. Problemi nuk është këtu sepse unë e kam zgjidhur ndryshe, faktikisht në Shqipëri janë në të paktat evente që kanë për t’i ofruar kushte këngëtarit. Kështu që më intereson më shumë emocioni që më jep ajo skenë sesa finalja. 

David: Cili ka qenë përfaqësimi më i mirë i Shqipërisë në “Eurovision”?

Lorenc: Eugent Bushpepa me këngën “Mall” ndërsa nga femrat është Olta Boka, Aurela Gaçe Rona Nishliu. Situata më qesharake që më ka ndodhur në koncert është para disa vitesh. Nga fundi i koncertit kishin ngekur pak veta, marr një karrige dhe hipi aty lart dhe po këndoja këngën “Nothing Else Matters” dhe më hedhin një 500 euro (qesh), por ideja që të marrësh bakshish me “Nothing Else Matters” është e çudhitshme.