Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dita e 108-të e “Revolucionit Flamingo”, protestuesit e “shpërngulin” protestën te Mine Peza: Lironi qytetarët

Shkruar nga Newsbomb
Dita e 108-të e “Revolucionit Flamingo”, protestuesit e
Foto nga protesta

I ashtuquajturi “Revolucioni Flamingo” është duke zhvilluar sot protestën e tij të 108-të. Teksa nisën si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbajtën fjalimet e tyre poshtë kryeministrisë për rreth dy orë, e më pas ashtu siç edhe është tradita ata filluan marshimin në rrugët e Tiranës.

Tashmë raportohet se protestuesit e kanë “shpërngulur” protestën te IEVP 302 te Mine Peza, ku janë duke kërkuar lirmin e protestuesve të cilët u vunë në pranga gjatë marshimeve të fundit ditën e djeshme në zonën e Zogut të Zi, ku sipas raportimeve bëhet fjalë për 12 persona,ndërsa 15 të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi u cënua perimetri i sigurisë pranë një shkolle dhe pati kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë. Sipas Policisë, gjatë tubimit të djeshëm ata u bënë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe për pjesëmarrje në tubim. 

Ndërkohë, organizatorët e protestës kanë lajmëruar se ditën e enjte, do të mbahet një protestë para Pralmentit në orën 10 të mëngjesit, orar ky i cili përkon me nisjen e seancës së radhës plenare.

“Ditën e enjte parlamenti i krimit rimblidhet me urgjencë për të kaluar 5 ligje që kanë për grabitjen e shqiptarëve. Ndaj atje janë kriminelët, tradhtarët. Ditën e enjte ora 10: të gjithë te Parlamenti i krimit”, njoftoi aktivisti Arben Kola në protestën e sotme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese