Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PSE ishte e pritshme lënia në qeli e Erion Veliajt? Analisti: Këmbëngulja për të qeverisur Tiranën nga burgu, i ka kushtuar qeverisë

Shkruar nga Newsbomb
PSE ishte e pritshme lënia në qeli e Erion Veliajt? Analisti:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Ditën e sotme Gjykata e Lartë la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliajn. Togat e zeza vendosën që t’i prisnin hovin kreut të Tiranës duke e lënë prapa hekurave prej gati dy vitesh që nga shkurti i 2025 kur ai u vu në pranga.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajin është komentuar gjerë e gjatë nga njerëzit e medias, të cilët janë ndarë në dy anë duke përkrahur dhe kundërshtuar lënien në fuqi të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Analisti Elvis Iljazaj në fjalën e tij për “Now me Erla Mëhillin” është shprehur se vendimi i marrë ndaj kreut të Tiranës ishte i pritshëm, duke zbuluar dhe shkaqet që sipas tij “i kushtuan” lirinë Erion Veliajit.

“Unë nuk prisja që Veliaj të lirohej, duke parë historikun e proceseve ndaj tij. Pse? Sepse u krijua një perceptim i gabuar që dhe sot është: sikur Gjykata e Lartë ka dalë kundër vendimit të Kushtetueses.

Kushtetuesja ruan liritë, garancitë dhe të drejtat e individit, kushtetuese në një proces gjyqësor. Në momentin që konstaton se këto liri janë shkelur në shkallë gjatë procesit gjyqësor, Kushtetuesja e zhbën vendimin e një gjykate, ka të drejtën ta shfuqizojë. Nuk ka bërë këtë Gjykata! Por nuk është bërë dhe nuk është ashtu siç është kuptuar.

Gjykata Kushtetuese ka arritur kuorumin vetëm për faktin që duhet të arsyetojë pse nuk është pranuar kërkesa e Veliajt, i cili e konsideron masën joproporcionale në raport me faktin se është një i zgjedhur nga populli. Kushtetuesja nëse konstatonte një shkelje të lirive, garancive dhe të drejtave kushtetuese të një individi gjatë procesit, e zhbënte vetë vendimin” tha analisti Elvis Iljazaj.

Duhet të sqarojmë se vendimi i Gjykatës së Lartë sot nuk është kundër Gjykatës Kushtetuese. Kuorumi i Gjykatës Kushtetuese qëndron te arsyetimi, duhet të arsyetojë më shumë, apo diçka e tillë.

Në fjalën e tij, analisti theksoi se Veliaj po shlyen me lirinë e tij, këmbënguljen për të mos e lëshuar karrigen dhe duke vijuar me menaxhimin e kryeqytetit nga brenda qelisë, situatë kjo që sipas Iljazajt i ka kushtuar goxha qeverisë, ndërsa shtoi se ai nuk ka marrë përkrahjen e duhur nga Rama.

“Unë mendoja që nuk do të dilte. Pse? Mendoj se Veliaj ka ndjekur një strategji të gabuar. Duke insistuar të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, mendonte se do ta kishte më të lehtë dhe do të ushtronte një lloj presioni mbi sistemin gjyqësor për të dalë.

Faktet tregojnë se Rama dhe mazhoranca ndërkohë që Veliaj ka qenë prapa hekurave, nuk e kanë mbrojtur. Ndaj logjika më çon te idea se nuk do dilte. Ndonjëherë politika është ajo çfarë nuk thuhet, jo ajo çfarë thuhet publikisht” shtoi më tej Iljazaj.

Fjala e plotë e analistit Elvis Iljazaj:  

Unë nuk prisja që Veliaj të lirohej, duke parë historikun e proceseve ndaj tij. Pse? Sepse u krijua një perceptim i gabuar që dhe sot është: sikur Gjykata e Lartë ka dalë kundër vendimit të Kushtetueses.

Kushtetuesja ruan liritë, garancitë dhe të drejtat e individit, kushtetuese në një proces gjyqësor. Në momentin që konstaton se këto liri janë shkelur në shkallë gjatë procesit gjyqësor, Kushtetuesja e zhbën vendimin e një gjykate, ka të drejtën ta shfuqizojë. Nuk ka bërë këtë Gjykata! Por nuk është bërë dhe nuk është ashtu siç është kuptuar.

Gjykata Kushtetuese ka arritur kuorumin vetëm për faktin që duhet të arsyetojë pse nuk është pranuar kërkesa e Veliajt, i cili e konsideron masën joproporcionale në raport me faktin se është një i zgjedhur nga populli. Kushtetuesja nëse konstatonte një shkelje të lirive, garancive dhe të drejtave kushtetuese të një individi gjatë procesit, e zhbënte vetë vendimin.  

Duhet të sqarojmë se vendimi i Gjykatës së Lartë sot nuk është kundër Gjykatës Kushtetuese. Kuorumi i Gjykatës Kushtetuese qëndron te arsyetimi, duhet të arsyetojë më shumë, apo diçka e tillë. Unë mendoja që nuk do të dilte. Pse? Mendoj se Veliaj ka ndjekur një strategji të gabuar. Duke insistuar të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, mendonte se do ta kishte më të lehtë dhe do të ushtronte një lloj presioni mbi sistemin gjyqësor për të dalë.

Faktet tregojnë se Rama dhe mazhoranca ndërkohë që Veliaj ka qenë prapa hekurave, nuk e kanë mbrojtur. Ndaj logjika më çon te idea se nuk do dilte. Ndonjëherë politika është ajo çfarë nuk thuhet, jo ajo çfarë thuhet publikisht. Historia e Veliajit që donte të dilte i larë nga procesi politik dhe insistimi i tij për të qëndruar në krye të Tiranës, i ka shkaktuar një kosto të madhe qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese