Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA-ve më 20 shtator, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kreu i qeverisë do të jetë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të zhvillojë edhe takime në kuadër të axhendës së tij gjatë qëndrimit.
Përveç angazhimeve institucionale, Rama pritet të zhvillojë edhe takime me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA.
Një prej këtyre takimeve është njoftuar të zhvillohet në Michigan më 20 shtator, në ditën e udhëtimit të kryeministrit drejt Shteteve të Bashkuara.
Detaje të tjera lidhur me axhendën e Ramës dhe takimet që ai pritet të zhvillojë gjatë qëndrimit në SHBA pritet të bëhen publike në vijim.


