Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis. Hetimet tashmë janë përqendruar te provat digjitale të rikuperuara nga telefoni i mjekes Ioanna Gaka.
Sipas ekspertizës së Drejtorisë së Hetimeve Kriminalistike, në pajisjen e saj u gjetën dy foto dhe një video e fshirë, të krijuara më 9 shtator brenda pak minutash. Fotoja e parë u shkrep në 14:43:36, u krijua si skedar në 14:44:19 dhe u fshi në 19:09:09.
Në të Mazonakis duket i shtrirë në shtratin e klinikës me bluzë të verdhë, me batanije nga mesi e poshtë, me kokën djathtas dhe sytë mbyllur, me kateterë intravenozë në duar dhe aparatin e plazmaferezës në funksion.
Fotoja e dytë u shkrep në 14:45:22, në momentin kur sipas hetuesve kishte nisur plazmafereza, dhe u fshi në 19:09:13. Midis tyre, në 14:43:55, u krijua edhe një video, e fshirë po në 19:09:13 pak para se Gaka të shkonte në Komisariatin e Kypselis për dëshmi.
Për foton e parë, ekspertët kanë gjetur gjurmë digjitale të shpërndarjes, që tregon se ajo është dërguar nga telefoni i Gakës te një marrës i panjohur. Hetuesit theksojnë se ende nuk është e sigurt nëse marrësi është bashkëshorti i saj, Ilias Theodoropoulos.
Identifikimi i tij do të kërkojë heqjen e sekretit telefonik, i cili moemntialisht wshtw konsideruar njw praktikw kritike.
Ne vijim të hetimit të zbulohet marrësi i saktë, aplikacioni i përdorur për dërgimin, nëse ka pasur mesazhe shoqëruese dhe nëse materiali është përcjellë më tej.
Paralelisht po shqyrtohen në detaje telefonat e tre punonjësve të klinikës për komunikime, thirrje dhe materiale audiovizuale në orët kritike, dhe nëse ka pasur shkëmbime me dy mjekët pas incidentit. Kjo do të shërbejë edhe për verifikimin e gjetjeve nga telefoni i Gakës dhe kompjuteri i klinikës.
Përgjigje vendimtare priten nga analizat toksikologjike. Nëse provohet përdorimi i substancave të kategorisë që hetohet, protokolli kërkonte kushte të posaçme mjekësore me praninë e kardiologut dhe anesteziologut.
Mjekja Ioanna Gaka, e cila së bashku me Theodoropoulos përballet me akuzën për vrasje me dashje që mund të çojë deri në burgim të përjetshëm, ka dhënë dëshmi rreth 8 orë dhe sipas informacioneve ka mohuar çdo veprim të paligjshëm, ndërsa hetuesi dhe prokurori pritet të vendosin për masën e paraburgimit.
