• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Vilma Nushin?!

by Bota Bota
September 15, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politike
Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Vilma Nushin?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre koncesionet e famshme në shëndetësi, të dhëna 10 vite më parë, afati i të cilave ka përfunduar dhe me letra duhet të menaxhohen nga vetë shteti, po sjellin një tjetër dosje të denjë për Prokurorinë e Posaçme.

Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka marrë në dorë hemodializën, sterilizimin dhe kontrollin bazë të popullsisë, ndërkohë që edhe pas shtetëzimit, sërish paratë e prokuruara nga ky ent publik po kanalizohen te të njëjta duar.

Gjithçka nisi me sterilizimin, ku megjithëse një pjesë e mirë e ish-zyrtarëve shtetërore janë vënë nën akuzë, sërish Operatori i ka dhënë tenderat “shokëve” të tyre, të cilët pasi ikën nga firma koncesionare hapën kompani. Ndërkohë, e njëjta situatë ndodhi edhe me hemodializën, ku firma që menaxhoi për 10 vite shërbimin dhe mori nga shteti një shumë rreth 90 milionë euro, fitoi tenderin prej rreth 50 milionë eurosh.

I njëjti Operator shtetëror, i cili pavarësisht lëkundjeve të ndryshimit ministres së shëndetësisë, ka në “dorë” disa tendera për kontrollin bazë të popullsisë, të hapura disa javë më parë. Dokumentet e hulumtuara nga Vox News tregojnë se paratë pritet të kanalizohen sërish te firmat që kanë pasur koncesionin, ndërkohë që shuma totale e tenderuar deri më tani është plot 18 milionë euro.

Kërkesat e veçanta të vetë shtetit duket se i përshtaten më së miri firmës që menaxhoi këtë shërbim, mjaft të debatuar, duke qenë se të gjitha strukturat e shtetit u vunë në shërbim të privatit.

Shtetëzimet e “kota” të koncesioneve - A janë

Shtetëzimet e “kota” të koncesioneve - A janë

Faksimile: Tenderi i Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore për blerjen e medikamenteve për vijimin e kontrollit bazë

Disa ditë më parë, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, ka hapur një tender prej 18 milionë eurosh me objekt “blerje kite, reagente dhe materiale mjekësore ndihmëse në kuadër të programit të kontrollit mjekësor bazë”, i ndarë në lote.

Kërkohen kite ose reagent për pajisjet prodhuese Abbot, Roche Diagnostic, Sysmex apo edhe teste diagnostike për përcaktimin e gjakut okult. Është kërkuar edhe blerje materiale mjekësore për programin bazë. Fondi limit i procedurës është plot 1,635,852,309 lekë, ose nëse do ta konvertojmë në euro, shuma shkon në plt 18 milionë euro. Në dokumente përcaktohet se afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është data 28 shtatr 2026, ora 14:00.

Shtetëzimet e “kota” të koncesioneve - A janëShtetëzimet e “kota” të koncesioneve - A janë

Shtetëzimet e “kota” të koncesioneve - A janë

Faksimile: Kriteret e vendosura nga Operatori i përshtaten më shumë kompanisë që ka pasur me koncesion kontrollin bazë mjekësor

Prej gati një dekade, kompania “3p Life”, me pronare biznesmenen Vilma Nushi, mori nga shteti një shumë prej rreth 100 milionë eurosh për kontrollin bazë të popullsisë, ose siç njihej ndryshe check up. Kompania duhet të linte trashëgimi laboratorët mjekësore në shumë qytete të Shqipërisë, ndërkohë që pas shtetëzimit, këtë shërbim e ka marrë në “dorë” Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.

Në tenderin e fundit, ky Operator ka vendosur disa kritere që i përshtaten totalisht firmës koncesionare. Një ndër kriteret është “kapaciteti ekonomik dhe financiar”.

“Për të provuar se operatorët ekonomikë kanë kapacitetin e nevojshëm ekonomik dhe financiar për të zbatuar kontratën, duhet të paraqesin vërtetim për xhiron vjetore për vitet financiare (2023, 2024, 2025), ku vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar duhet të jetë jo më e vogël se 40 % e vlerës së fondit limit për secilin prej loteve që konkurrohet/shumatores së loteve për të cilat konkurron”, thuhet në dokumente.

Nëse do t’i shohim lotet, bëhet fjalë për kite dhe reagente për pajisjet që ka pasur në përdorim dhe të drejtën e përdorimit firma koncesionare.

Si mund të kenë xhiro vjetore firmat e tjera me këto pajisje?!

Kriteri tjetër është “kapaciteti teknik”.

“Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më pak se 20 % e vlerës së fondit limit për secilin prej loteve që konkurohet/shumatores së loteve për të cilat konkurron”, thuhet në dokumente.

Sërish e njëjta situatë që duket se “përjashton” firmat e tjera.

Në fund, institucioni shtetëror shkruan se “operatori ekonomik duhet të paraqesë autorizim për tregtim të pajisjeve mjekësore, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

A mos vallë këtë autorizim e ka vetëm firma koncesionare?!/ Vox News

Tags: 3pcheck-upgjakkoncesionetLifeAbbotministria e shendetesiseOperator shtetërorRoche DiagnosticshendetesiSysmex aTreVilma Nushi
Previous Post

“Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”, një ditë para vendimit, Berisha: Sytë e shqiptarëve drejt Hagës

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Vilma Nushin?!

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Vilma Nushin?!

September 15, 2026
“Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”, një ditë para vendimit, Berisha: Sytë e shqiptarëve drejt Hagës

“Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”, një ditë para vendimit, Berisha: Sytë e shqiptarëve drejt Hagës

September 15, 2026
Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

September 15, 2026
VIDEO/ Shembet vinçi në Miami, operatori shpëton në momentin e fundit, katër të plagosur

VIDEO/ Shembet vinçi në Miami, operatori shpëton në momentin e fundit, katër të plagosur

September 15, 2026
Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

Aksidenti në Shkodër/ Autori i dehur i përplasjes dhe viktima ndëshkohen njësoj

September 15, 2026
“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot

September 15, 2026
Rama përballë drejtësisë që reformoi

Rama përballë drejtësisë që reformoi

September 15, 2026
Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

Sytë nga Haga/ Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Prishtinë ndizet “Flakët e Lirisë”

September 15, 2026
“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar”/ U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i Reform UK në Uells jep dorëheqjen

September 15, 2026
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në …

September 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL