Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E mërkurë “e ethshme” në Kosovë, brenda dy orëve do të VULOSET drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Berisha del me mesazh: Ka vetëm një vendim, pafajësi!

Shkruar nga Newsbomb
E mërkurë “e ethshme” në Kosovë, brenda dy
Sali Berisha, reagimi për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Teksa minutat kalojnë dhe afron ora e “ethshme” kur pritet që Gjykata e Hagës të dalë me një vendim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit, lideri demokrat Sali Berisha uron që katërshja të fitojë pavarësinë.

Përmes një postimi të ndarë mbrëmjen e sotme në Facebook, Berisha nënvizon se e nesërmja do të jetë historike për Kosovën, pasi pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar pritet që të shpallet  vendimi për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Ndërsa shton se vendimi i vetëm që mund të merret ndaj katërshes është vetëm shpallja e pafajësisë së tyre.

“Nesër është një ditë e veçantë! Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës.

Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të vetme që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan.  Ndaj, për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre. Dhe urojmë që ata të kthehen të pafajshëm siç janë, kryelartë, heroj të çlirimit të Kosovës.

Por kërcënimet që i bëhen Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe nga Gjykata e Hagës, janë absolutisht të papranueshme, absurde dhe të dënueshme. Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Siç raportuam dhe pak më parë, qindra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, ku të gjithë bashkë janë në pritje të vendimit historik që pritet të merret rreth orës 10 të mëngjesit të të nesërmes. Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, mëshet se seanca do të zgjasë dy orë, do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese