• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Fotoja misterioze e Mazonakis/ Mjekja e dërgoi te një person i panjohur, hetuesit zbërthejnë telefonin

22:45 : 15/09/2026
në SHOW BIZ

Hetimi për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis po përqendrohet gjithnjë e më shumë te ajo që ka ndodhur në telefonin e mjekes Ioanna Gaka, në minutat kur ai ndodhej në klinikën private në Kolonaki.

Mes materialeve të rikuperuara nga pajisja e saj, hetuesit kanë gjetur dy fotografi dhe një video të realizuara në ditën e incidentit. Skedarët ishin fshirë më pas, ndërsa një prej fotografive rezulton se është ndarë me një person, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Gaka ndodhej në klinikë kur Mazonakis iu nënshtrua plazmaferezës dhe pësoi arrest kardiak. Sipas dëshmisë së saj, ishte ajo që i kishte propozuar këngëtarit kryerjen e procedurës.

Në kuadër të hetimit, Gaka dhe bashkëshorti i saj, mjeku Ilias Theodoropoulos, janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje me dashje të mundshme.

Një prej fotografive është regjistruar në orën 14:43:36. Në të duket Mazonakis i shtrirë në shtratin e klinikës, me një bluzë të verdhë dhe i mbuluar me batanije, ndërsa pajisjet mjekësore janë në funksion.

Lexo edhe:

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në Stamboll

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Ekspertët kanë gjetur në skedarin fotografik edhe të dhënat e vendndodhjes, të cilat e pozicionojnë telefonin në klinikën e rrugës Karneadou në Athinë. Por elementi që po verifikohet me më shumë interes është gjurma e transferimit të fotografisë.

Të dhënat tregojnë se skedari është dërguar te një marrës tjetër. Personi nuk është identifikuar ende dhe, sipas informacioneve të hetimit, nuk ka të dhëna që fotografia t’i jetë dërguar bashkëshortit të mjekes.

Tashmë pritet zbërthimi i të dhënave të komunikimeve për të përcaktuar se kujt i është dërguar fotografia, nëpërmjet cilit aplikacion dhe nëse shoqërohej me ndonjë mesazh.

Pak minuta më vonë, në orën 14:45:22, është realizuar edhe një fotografi e dytë. Edhe kjo ishte fshirë dhe përmban të dhëna që e vendosin pajisjen në të njëjtën klinikë.

Në intervalin mes dy fotografive, në orën 14:43:55, është regjistruar edhe një video. Edhe kjo është fshirë më vonë.

Për hetuesit, kronologjia e këtyre tre skedarëve mund të jetë e rëndësishme për të rindërtuar çfarë ka ndodhur në minutat para dhe gjatë arrestimit kardiak të Mazonakisit.

Paralelisht, po kontrollohen edhe telefonat e tre punonjësve të klinikës. Mesazhet, telefonatat, fotografitë, videot dhe çdo komunikim tjetër po krahasohen me të dhënat e gjetura në telefonin e Gakës dhe në kompjuterin e klinikës.

Një tjetër pistë që po verifikohet lidhet me mundësinë e administrimit të një substance te Mazonakisi përpara ose gjatë procedurës së plazmaferezës. Deri tani nuk është përcaktuar një substancë konkrete dhe hetuesit presin rezultatet e analizave toksikologjike

Etiketa: Giorgos Mazonakishetimekëngëtarit grekpolicia

Lajme të lidhura

BOTA

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në Stamboll

20:27 : 15/09/2026
AKTUALITET

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

20:19 : 15/09/2026
AKTUALITET

FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, tre të plagosur

17:44 : 15/09/2026
AKTUALITET

Dhunuan barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

21:21 : 14/09/2026
AKTUALITET

Judis Hoxha, polici i paburrë që goditi me grusht qytetarin e prangosur

19:50 : 14/09/2026
RAJONI

Detaje nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbulohen dy foto dhe një video e fshirë nga telefoni i mjekes

19:04 : 14/09/2026

TË GJITHA

Fotoja misterioze e Mazonakis/ Mjekja e dërgoi te një person i panjohur, hetuesit zbërthejnë telefonin

22:45 : 15/09/2026

Koncesionet në shëndetësi/ A janë paracaktuar tenderat 18 mln € për Check Up-in për Vilma Nushin?!

22:33 : 15/09/2026

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër Ramës

22:31 : 15/09/2026

Gjykata Speciale jep nesër vendimin për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Meritojnë pafajësinë!

22:17 : 15/09/2026

Divjaka 47 ditë protestë kundër bashkimit me Lushnjen

22:11 : 15/09/2026

BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve

22:04 : 15/09/2026

Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

21:53 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com