Mbyllet protesta e 108-të/ Qytetarët nuk tërhiqen: Rama, jepe dorëheqjen!

Mbyllet protesta e 108-të/ Qytetarët nuk tërhiqen: Rama, jepe dorëheqjen!

22:14, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbyllet protesta e 108-të kundër qeverisë së Edi Ramës, por pa u mbyllur beteja e qytetarëve në shesh.

Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët vijojnë qëndresën kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik në vend. Edhe në protestën e sotme, thirrja kryesore ishte e njëjtë: “Rama, jepe dorëheqjen!”.

Protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa nga sheshi u përsëritën akuzat ndaj qeverisë për keqqeverisje, korrupsion dhe mungesë perspektive për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë.

Një prej protestuesve e cilësoi përballjen si një betejë jo për karrige politike, por për të ardhmen e vendit. “Nuk po luftojmë për të ndërruar karriget, po luftojmë që të ndërrohet jeta”, u shpreh ai, duke kërkuar vijimin e protestës deri në realizimin e kauzës.

Mesazhi i dhënë nga sheshi në përfundim të protestës ishte se aksioni qytetar nuk konsiderohet i mbyllur.

Protesta e 108-të mbyllet, por qytetarët janë shprehur që do të vijojnë qëndresën deri në një ndryshim politik që duhet të sjellë një tjetër realitet për Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco